Katar po teston "rrugët blu" në Doha për të luftuar nxehtësinë urbane - Business Magazine Albania

Katar po teston “rrugët blu” në Doha për të luftuar nxehtësinë urbane

Katar po teston "rrugët blu" në Doha për të luftuar nxehtësinë urbane

Në një përpjekje të guximshme për t’iu përshtatur rritjes së temperaturave globale, Katari ka nisur një projekt pilot për testimin e të ashtuquajturave “rrugë blu” në qendër të Dohas. I udhëhequr nga Autoriteti i Punëve Publike (Ashghal), ky iniciativë konsiston në aplikimin e një shtrese speciale reflektuese mbi sipërfaqen e rrugës, e cila synon të ulë ndjeshëm nxehtësinë pranë nivelit të tokës.

Prova u realizua në rrugën Abdullah Bin Jassim, ku asfalti tradicional i zi u zëvendësua me një material me nuancë blu, i dizajnuar për të reflektuar më shumë rrezet e diellit dhe për të thithur më pak nxehtësi.

Rezultatet e para tregojnë se temperaturat e sipërfaqes së rrugës mund të ulen deri në 20°C krahasuar me asfaltin konvencional. Kjo ulje jo vetëm përfaqëson një arritje teknologjike, por mund të shndërrohet edhe në një element kyç në luftën kundër fenomenit të “ishullit të nxehtësisë urbane”, i cili prek shumë qytete të dendura, ku betoni dhe asfalti bllokojnë nxehtësinë dhe rrisin temperaturat lokale.

Lexo edhe: Valentino kritikohet për reklamën e krijuar me AI!

Përveç efektit freskues, sipërfaqja reflektuese mund të zgjasë edhe jetëgjatësinë e rrugëve, duke i ndihmuar ato të përballojnë më mirë kushtet ekstreme të klimës. “Rrugët blu” të Katarit janë ndër zbatimet e para në shkallë të gjerë të këtij lloji në rajon, duke vendosur një precedent për qytetet e tjera në klimë të nxehtë e të thatë që kërkojnë zgjidhje praktike ndaj ndryshimeve klimatike.

Projekti është në linjë me objektivat e qëndrueshmërisë së vendit dhe pasqyron qasjen proaktive të Katarit për t’u bërë më rezistent ndaj klimës përmes planifikimit urban inovativ.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0