Kastrati sjell konglomeratin ndërkombëtar "Lagardère" në Shqipëri - Business Magazine Albania

Kastrati sjell konglomeratin ndërkombëtar “Lagardère” në Shqipëri

Kastrati sjell konglomeratin ndërkombëtar "Lagardère" në Shqipëri. Marrëveshja u bekua edhe nga presidenti Macron

Grupi Kastrati, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë, një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin francez Lagardere, për zhvillimin e përpjekjeve të përbashkëta për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free dhe shitjes me pakicë në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail (divizioni i shitjes me pakicë të Lagardère).

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëmPresidenti i Republikës Franceze, H.E.  z. Emmanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.

Lexo edhe:AECA hap thirrjet për rritjen e aftësive digjitale dhe hapjen e dyqaneve të reja elektronike “Digitally Fit for E-Commerce”

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm sezoni veror ka qenë befasues, i cili ka sjellë dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë. Marrëveshja e nënshkruar mes grupit Kastrati dhe Lagardère Travel Retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit të shitjes me pakicë dhe shtrirjen e shërbimit pa doganë në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe janë të përkushtuar që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

Lagardère është një grup ndërkombëtar me bazë në Francë që operon në fushën e shitjes me pakicë, botimeve, mediave dhe shpërndarjeve. Divizioni i tyre i shitjes me pakicë të udhëtimeve është në 42 vende dhe operon dyqane pa doganë në më shumë se 200 aeroporte në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Hollandë, Amerikën e Veriut, etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin gjithashtu praninë në media të rëndësishme franceze si p.sh. si Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0