“Kampi Robo”, për fëmijët e apasionuar pas teknologjisë dhe natyrës - Business Magazine Albania

“Kampi Robo”, për fëmijët e apasionuar pas teknologjisë dhe natyrës


“Kampi Robo” është kamp rezidencial njëjavor, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, në të cilin të rinjtë e Kosovës e moshës 12-15-vjeçare, do të kenë mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për teknologjinë dhe natyrën.

Programi i kampit është dizajnuar që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes:

  • Teknologjisë, meqë të rinjtë do të mësojnë për teknologjinë informative në mënyrë interkative, duke fituar konceptet bazë të programimit dhe elektronikës. Gjatë kampit do të krijohen programe dhe lojëra duke kombinuar materialet nga natyra, programimin dhe elektronikën.
  • Socializimi me moshatarët nga vende te ndryshme të Kosovës, duke shkëmbyer përvoja dhe krijuar shoqëri të reja.
  • Aktiviteteve sportive, si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin.

Aktivitetet janë të shumta, ndërsa një përvojë e tillë fëmijëve ua hap horizontin dhe u jep mundësi që të nxisin kreativitetin në një ambient të sigurt, të pasur, me edukatorë profesionalë nga Akademia jCoders (e cila tashme është dëshmuar në lëminë e teknologjisë dhe të edukimit për fëmijë) dhe edukatorët e organizatës Toka (të cilët tash e disa vite kanë përvojën e organizimit të kampeve të suksesshme dhe me vlerë).

Në çmim përfshihen:

  • Trajnimi nga jCoders Academy dhe Toka
  • Ushqimi gjatë tërë ditës
  • Fjetja dhe akomodimi

Për të aplikuar tani, plotësoni formularin KËTU dhe ju do të kontaktoheni nga organizatorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0