Ka nisur trajnimi "Mjeshtëro Binzesin" nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Ka nisur trajnimi “Mjeshtëro Binzesin” nga Vasil Naçi

Trajnimi “Mjeshtëro Biznesin është në ditën e tij të parë”. Stafi i Businessmag po e ndjek këtë event, dhe sjellim mesazhet e para të ndara me audiencën:

Si ta mjeshtërojmë biznesin: Duke krijuar mjeshtërat për çdo pozicion!

Pas disa vitesh që ndjekim trajnimet e Z. Vasil Naçi  kemi kuptuar se:

– Rritja është e rëndësishme si në mendësi, ashtu edhe në Aftësi – Biznesi është një lojë e bukur, dinamike, inteligjente që duhet ta shijosh dhe ta jetosh. Më e rëndësishmja biznesi është një lojë skuadre, pasi, biznesi është organizëm i gjallë, ku njerëzit e duhur janë aseti më i rëndësishëm. Ndaj, dhe ne si staf tek Business Magazine Albania jemi të dedikuar ndaj kësaj mendësie të rritjes.

You either grow or die! Ne kemi vizionin dhe filozofine e rritjes, po ju?!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0