“Ju nuk keni nevojë të punoni 80 orë në javë për të qenë i sukse... - Business Magazine Albania

“Ju nuk keni nevojë të punoni 80 orë në javë për të qenë i suksesshëm” sekretet e presidentit të Shopify

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Shumë njerëz mendojnë se suksesi profesional vjen vetëm me orë të gjata dhe sakrifica të pafund. Por Harley Finkelstein, presidenti i Shopify, thotë se disa nga punonjësit më të mirë që ka njohur janë ata që punojnë vetëm 40 orë në javë, dhe arrijnë performancë të jashtëzakonshme. Sekreti? Efikasiteti i jashtëzakonshëm.

Lexo gjithashtu: Eksperti i produktivitetit tregon 2 rutina që do t’ju bëjnë më të fokusuar dhe të lirë pas punës

Në një episod të podcast-it “Aspire with Emma Grede”, Finkelstein shpjegoi se nuk ka nevojë të rrish deri vonë në zyrë për të pasur rezultate. Ai vetë ka kaluar periudha kur punonte 80 orë në javë, por kur u bënë prindër, prioritetet ndryshuan dhe orët e punës u reduktuan.

Sipas tij, termi “work-life balance” nuk e përshkruan dot realitetin. Në vend të kësaj, ai flet për “work-life harmony”, harmoninë mes punës dhe jetës personale. Disa ditë mund të punosh të shtunave, disa të tjera mund të bësh një shëtitje me partnerin. Ideja është të gjesh ritmin që funksionon për ty dhe për jetën tënde.

Të njëjtin koncept e ndjekin edhe liderë të tjerë të njohur. Satya Nadella dhe Jeff Bezos gjithashtu favorizojnë harmoninë mbi “balancën” e punës dhe jetës, duke theksuar se lumturia në shtëpi përmirëson performancën në punë dhe anasjelltas.

Mesazhi është i qartë, suksesi nuk matet me numrin e orëve që kalon në zyrë, por me mënyrën si përdor kohën dhe si ruan ekuilibrin tënd të veçantë midis punës dhe jetës personale.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0