Enti Rregullator i Energjisë shfuqizoi vendimin për përdorimin e vlerave referuese të konsumit të energjisë elektrike, ndërsa matjet në terren të kryheshin çdo 2 muaj. Kjo nënkuptonte, që vlera e faturës do të ishte e njëjtë me muajin e një viti më parë, pavarësisht nivelit të konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët.
Në janar të këtij viti, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për përdorimin e vlerave zëvendësuese të konsumit të energjisë elektrike përgjatë periudhës së zbatimit të masave parandaluese ndaj COVID-19.
Por në vendimin e fundit ERE argumenton se shkak për anullimin e kësaj praktike, janë pamundësitë teknike të OSSH dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal për të gjeneruar të dhëna në kohë reale nga sistemi i përdorur për këtë qëllim.
Pas shfuqizimit të këtij vendimit futuristët do të dalin në terren për të matur energjinë e shpenzuar duke tarifuar kështu vlerën e saktë nga çdo abonent.
Lexoni: Burimet tona të energjisë elektrike. Pse duhen mbështetur ato johidrike
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.