Jo më titra fyese në Instagram, ‘ju kap’ inteligjenca artificiale

Jo më titra fyese në Instagram, ‘ju kap’ inteligjenca artificiale

~2 minuta lexim


Instagram do t’i dërgojë njoftime paralajmëruese përdoruesve kur përshkrimet e tyre në një fotografi ose video mund të konsiderohen fyese.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive dhe të videove është duke shfrytëzuar një sistem të inteligjencës artificiale për të zbuluar titrat fyese. Qëllimi, sipas Instagram, është ‘t’iu jepet përdoruesve mundësia që t`i rishikojnë ato çfarë kanë shkruar”.

Ky rregull i ri do të nisë zbatimin menjëherë në disa vende, rregull që synon të ndihmojë luftën kundër ngacmimeve në internet, të cilat janë kthyer në problem madhor për platformat si Instagram, YouTube dhe Facebook.

Nëse një përdorues shkruan titra fyese në Instagram, ai do të marrë një njoftim të shpejtë që do ta informojë se titrat e tij janë të ngjashme me ato titra që janë raportuar si ngacmime dhe do t’i kërkohet t’i ndryshojë përpara se të publikojë postimin.

Muaj më parë, Instagram ndërmori edhe një masë të ngjashme që i njofton përdoruesit kur komentet e tyre në postimet e njerëzve të tjerë në Instagram mund të konsiderohen fyese.

Venturebeat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0