Kostoja e vërtetë e iPhone 17 Pro Max, Apple përfiton plot 300%! - Business Magazine Albania

Kostoja e vërtetë e iPhone 17 Pro Max, Apple përfiton plot 300%!

Sa kushton në të vërtetë një iPhone 17 Pro Max? Rezultati është surprizues! Telefoni që sot kushton jo më pak se 1,200 dollarë në fakt e ka koston 408 dollarë duke bërë kështu që Apple të përfitojë plot 300%.

Në fakt diferenca mes kostos së pjesëve, që është 408 dollarë, dhe çmimit me pakicë prej 1,199 dollarësh, nuk nënkupton fitim të pastër. Apple investon shuma të mëdha për të dizajnuar çipet, për të përmirësuar kamerat dhe për të rafinuar iOS-in. Këto kosto shpërndahen në çdo model iPhone që kompania lançojnë çdo vit. Prodhimi global, kontrolli i cilësisë dhe logistika e shpërndarjes i shtohen totalit të kostos. Një analizë “teardown” tregon se pjesët e iPhone 17 Pro Max kushtojnë 408 dollarë, ndërsa çmimi i shitjes është 1,199 dollarë, duke zbuluar hendekun mes materialeve dhe çmimit final.

Lexo edhe: Identiteti digjital realitet në 2026-ën? Eksperti gjerman: Ja çfarë duhet te dini, shmangni gabimet e BE-së
Apple Marketingu i Apple, dyqanet fizike dhe shërbimi ndaj klientit janë faktorë shtesë. Asnjëri prej tyre nuk shfaqet në një analizë teknike të pjesëve, por janë pjesë e kostos që ndërtohet në çmimin përfundimtar. iPhone 17 Pro Max është gjithashtu një element kyç i modelit më të gjerë të biznesit të Apple. Pajisja gjeneron të ardhura shtesë nga shërbimet, aksesorët dhe produktet e tjera hardware.

Kjo qasje e mban të qëndrueshme të ardhurën e kompanisë dhe financon zhvillimet e ardhshme.Edhe modelet e ardhshme të iPhone pritet të ndjekin të njëjtën logjikë kostoje. Edhe pse pjesët përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të totalit, çmimi final pasqyron kërkimin, prodhimin dhe sistemet e mbështetjes. iPhone 17 tregon qartë se si Apple e shndërron një listë pjesësh prej 408 dollarësh në një pajisje që shitet për 1,199 dollarë.

SCB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0