Jetojmë në ditët e fintech... - Business Magazine Albania

 Jetojmë në ditët e fintech…

1.7 miliardë njerëz në moshë të rritur në të gjithë botën nuk kanë akses në shërbimet bankare, sipas studimeve të kryera nga Banka Botërore (2021). Po nga i njëjti burim, për tregun shqiptar, kjo situatë prek mbi 60% të popullsisë vendase. Në ditët që jetojmë, këto shifra janë vërtetë shqetësuese dhe ndikojnë në jetën e secilit prej nesh!

Vëmendjen ndaj këtij fenomeni, e kanë ngritur vazhdimisht institucionet financiare vendase dhe të huaja, edhe përpara periudhës pandemike të krijuar nga Covid-19, duke marrë parasysh faktin se rritja e aksesit dhe përfshirjes financiare në një shtet është një ndër teknikat më të mira për zhvillimin e ekonomisë së një vendi. Për më tepër, një ndër qëllimet e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, është edhe eliminimi i varfërisë nëpërmjet mikrofinancës dhe teknologjive të reja financiare.

Në tregun shqiptar, kompanitë Fintech po transformojnë të ardhmen në sektorin e shërbimeve financiare, duke sjellë çdo ditë e më shumë risi dhe inovacione. EasyPay mban pozicionin e pionerit të tregut, që prej nisjes së këtij rrugëtimi në vitin 2010, atëherë kur pak flitej mbi inovacion në sipërmarrjen lokale dhe teknologjinë në shërbimet financiare. Me dëshirën e mirë për të sjellë ndryshime pozitive në ekosistemin e industrisë fintech, EasyPay organizon konferencën e parë disa-ditore me fokus drejt fintech-ut Shqiptar.

‘FinTech Days Tirana 2022’. 3 ditë të plota, të mbushura me ide të reja, të guximshme dhe plot mundësi njohjesh të reja dhe parteritetesh. Kjo ngjarje do të sjellë një format ndryshe për publikun shqiptar dhe jo vetëm: gjatë të treja ditëve do të zhvillohet paralelisht një hackathon, ndërsa në ditën fundit do të marrë jetë konferenca e parë Fintech e organizuar në Shqipëri.

Data 21, 22 dhe 23 shtator do të jenë ditët e programuesve të rinj shqiptarë, që do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin në një hackathon, ose siç na pëlqen ta quajmë, fintechathon. Ky profesion, sa i ri po aq dhe sfidues, ka fituar zemrat e qindra e mijëra të rinjve shqiptarë që kanë treguar dashurinë e tyre mbi teknologjinë. Qyteti që do të mirëpresë “Fintech Days” është Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, nën petkun e kryeqytetit europian të rinisë për vitin 2022. Kryeqyteti është i mbushur me të rinj dhe të reja energjikë që presin një mundësi për të shpalosur idetë dhe aftësitë e tyre, dhe këtë mundësi do ta gjejnë në këtë rrugëtim “fantastech”.

Ditët e Fintech-ut shqiptar do të përmbyllen me Konferencën “Where Tech meets Finance, for Digital Transformation”. Një konferencë e organizuar me diskutime në nivele të larta përfaqësimi, ku për të parën herë bëhen bashkë komuniteti i institucioneve financiare dixhitale: ofruesit e shërbimeve, bizneset tradicionale, banka, këshilltarë, akademikë, studiues dhe përfaqësues të qeverisë nga Shqipëria dhe rajoni. Eventi do te nisë me fjalime nga zyrtarë të lartë dhe aktorë të rëndësishëm të sektorit publik, privat dhe akademik e më pas do të vijojë me katër sesione interaktive diskutimi ku do të trajtohen disa nga çështjet e aktualitetit të financës digjitale në vend.

Lexo: Fuqizo idenë tënde dhe fito!

Ky event është i hapur për të gjithë të apasionuarit e fushës së financës digjitale, sipërmarrësit e rinj, studiuesit dhe aktorët e ekosistemit, të cilët për pjesëmarrjen në Konferencën e datës 23 shtator 2022, do të kenë mundësi të marrin pjesë duke u regjistruar në platformën www.fintechdays.al për të siguruar biletën e tyre falas.

Tashmë jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në ditët e fintech-ut, dhe e ardhmja është më pranë se kurrë!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0