Jeto dhe Vishu me Traditë! Edlira Sula, një kontributore në ruajtjen e trashëgimisë kulturore - Business Magazine Albania

Jeto dhe Vishu me Traditë! Edlira Sula, një kontributore në ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Jeto dhe Vishu me Traditë

Nga Eni Muça

Të gjithë kemi pasur mundësi të shikojmë pranë qendrës se qytetit të Tiranës një autobuz të branduar me Tradita.al. Ishte kurioziteti i cili na shtyu të kontaktonim me themeluesen e saj dhe ta pyesnim më tepër për këtë brand, të cilin e shohin çdo ditë me qindra e mijëra turistë dhe qytetarë vendas. 

Tradita.al, e themeluar nga znj.Edlira Sula, krahas realizimit dhe shitjes së veshjeve popullore, synon edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë kulturore dhe folklorike kombëtare në formën e prodhimeve artizanale si, kostume popullore dhe dekore të ndryshme.

Ajo tregon se ka më shumë se 20 vite në këtë biznes, i cili fillimisht nuk ka nisur me idenë e të qenurit biznes, por thjesht një dëshirë e saj për t’u marrë me veshjen tradicionale shqiptare. 

Ajo shprehet se, njëkohësisht merrej edhe me një biznes shitblerjeje, por duke e ditur që vlera e prodhimit do të rritej më shumë, u përqëndrua tek kjo fushë. Sula shton se ka luftuar gjithmonë për ndërgjegjësimin e masave për të kuptuar vërtet rëndësinë e madhe të tradicionales. “Biznesin tim e kam parë gjithmonë si një tunel shumë të gjatë, por, drita që do të shihja në fund të tij nuk do të shuhej asnjëherë”, – thekson ajo.

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0