“A jeni i zgjuar apo punoni fort?” – Ja si të përgjigjeni kur ju bëjnë këtë pyetje në një intervistë punë - Business Magazine Albania

“A jeni i zgjuar apo punoni fort?” – Ja si të përgjigjeni kur ju bëjnë këtë pyetje në një intervistë punë


Daniel Schwartz, Drejtori i Përgjithshëm i Restorantit Brand Ndërkombëtar, kompania mëmë e Burger King, Tim Hortons & Popeyes është një magji biznesi. Ai hyri në rolin drejtues në moshën 32 vjeçare pasi ngjiti mjaft shpejt shkallët e korporatës në fushën e investimeve dhe kapitalit privat.

Drejtimi i një kompanie miliona dollarëshe në një moshë të tillë është padyshim dëshmi se suksesi i Schwartz është një produkt i zgjuarsisë dhe punës së shumtë. Por ka një cilësi që ai e vlerëson më shumë se të tjerat nëpër intervistat për punë.

Lexoni: 6 gjëra që iu bëjnë të dukeni të vrazhdë në një intervistë për punë

“Një pyetje që unë e bëj vazhdimisht është: “A jeni i zgjuar apo punoni shumë?'” tha ai. “Ju dëshironi punëtorë që punojnë fort. Ju do të habiteni se sa shumë njerëz më thonë,” Unë nuk kam nevojë të punoj fort, unë jam i zgjuar.” Seriozisht, përulësia është e rëndësishme.”

Schwartz thotë se dëshirën për të punësuar punonjës që punojnë fort me përulësi e ka marrë nga prindërit e tij.

Ndoshta ndikimi më i madh që kam nga prindërit e mi ka të bëjë gjithmonë me respektimin e njerëzve të tjerë,” tha ai. “Gjithmonë e kam këtë parim, pa marrë parasysh se me kë po flas. Bota është një vend i vogël, jeta është e shkurtër dhe duhet të jesh i sjellshëm me njerëzit. Unë nuk e ngre asnjëherë zërin në punë dhe nuk kam shpërthime të çastit.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0