Bezos zbuloi funksionet e mjetit, i cili fillimisht ka objektiv transportin e pajisjeve dhe më vonë eventualisht edhe të astronautëve.
“Blue Moon” quhet anija kozmike pa pilot. Ajo përmban instrumenta shkencorë, satelitë etj.
Bezos tha se, Blue Moon mund të ndihmojë NASA-n të arrijë objektivin e vendosur nga administrata e Trump për të dërguar astronautët në Hënë në vitin 2024.
Lexo: NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars
Miliarderi tha, “Është koha për t’u kthyer në Hënë dhe këtë herë për të qëndruar”. Ai i paraqiti synimet e tij për zbulimin e hapësirës në Qendrën e Konventës së Uashingtonit, në një audiencë të përbërë nga klientë potencialë dhe zyrtarë nga NASA.
Blue Moon është parashikuar të peshojë rreth 15 mijë kg e mbushur me karburant në nisjen nga Toka. Në mbërritjen në Hënë pritet të peshojë 7,000 kg.
Ajo do të jetë e ngarkuar me karburant të mjaftueshëm për të shkuar në Hënë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto