Jeff Bezos dhe Elon Musk janë burrat më të pasur në botë dhe po konkurrojnë mbi një kontratë prej 3 miliardë dollarësh të NASA-s. - Business Magazine Albania

Jeff Bezos dhe Elon Musk janë burrat më të pasur në botë dhe po konkurrojnë mbi një kontratë prej 3 miliardë dollarësh të NASA-s.

Jeff Bezos dhe Elon Musk së bashku arrijnë një vlerë prej 373 miliardë dollarësh. Vetëm ata të dy vlejnë afërsisht sa i gjithë prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Danimarkës.

Mund të mendoni se dy burra me këtë lloj vlere neto nuk do të kishin shumë arsye për t’u zënë. 

Megjithatë, grindja midis Elon Musk dhe Jeff Bezos nuk është e re, të paktën jo kur bëhet fjalë për hapësirën. Të dy kanë luftuar më parë në shumë raste si në sallën e gjyqit, ashtu edhe në gjykatën e opinionit publik mbi platformat e nisjes, patentat dhe madje njoftimet për shtyp.

Këtë herë, SpaceX i Musk fitoi një kontratë nga NASA për të ndërtuar një anije që do të kthejë astronautët amerikanë në Hënë. Blue Origin, e cila është në pronësi të Bezos, po sfidon kontratën prej 2.9 miliardë dollarësh me arsyetimin se NASA gjykoi gabimisht disa elementë të rëndësishëm në propozimet nga të dy kompanitë dhe sepse nuk iu dha një mundësi për të rishikuar propozimin e saj, ndryshe nga SpaceX.

Lexo: Rover Perseverance i NASA-s ka prodhuar oksigjen të pastër në Mars

Musk, postoi në Twitter një koment tallës për Bezos dhe Blue Origin.

Sigurisht, kontrata vlen pothuajse 3 miliardë dollarë, por nuk ka të bëjë me paratë. Kjo shifër është thjesht një gabim rrumbullakimi në pasqyrën e të ardhurave të secilit, pa marrë parasysh faktin se asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për para. Bezos, ka thënë se planifikon të shpenzojë rreth një miliard dollarë në vit nga paratë e tij për të financuar Blue Origin. Musk ka reklamuar rregullisht suksesin e fluturimeve të tij me raketa edhe kur ato përfundojnë me një shpërthim.

Në fakt, grindja midis dy burrave është diçka shumë më e thjeshtë, krenari.

Ndërkohë që kjo kontratë, relativisht e vogël e NASA-s ka të bëjë me dërgimin e amerikanëve përsëri në Hënë, të dy kompanitë po përpiqen të dërgojnë njerëzit përfundimisht në Mars. Kjo nuk do të thotë që dërgimi i njerëzve në Hënë nuk është një çështje e rëndësishme, por dërgimi i tyre në Mars është edhe më tepër.

Bezos, në një intervistë në 2018, e shprehu në këtë mënyrë:

-”Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe në afatgjatë, e kam fjalën për një afat kohor prej disa qindra vjetësh, besoj dhe gjithnjë e më shumë po bindem që Blue Origin, kompania hapësinore, është puna më e rëndësishme që po bëj”.

Duhet diçka e madhe dhe e fortë për ta bërë dërgimin e njerëzve në Mars qëllimin e kompanisë suaj. Si Musk ashtu edhe Bezos e kanë këtë , pasi kanë udhëhequr dy prej kompanive më me ndikim të teknologjisë të këtij shekulli.

Por, ekziston një gjë që kjo kontratë u jep atyre, e cila është shumë më e rëndësishme se disa miliardë dollarë, legjitimiteti. Për të dy burrat, aventurat e tyre në hapësirë ​​kanë kaluar nga projekte interesante të pasionit, në një qëllim jetësor.

Në një intervistë të kësaj jave, Musk dha këtë shpjegim:

-”Ti e di që është e rrezikshme, është e pakëndshme, është një udhëtim i gjatë, mund të mos kthehesh i gjallë. Por, është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mahnitshme.”

Nuk është e vështirë të kuptosh përse kjo kontratë e vogël është në të vërtetë diçka e madhe për të dy kompanitë. Bëhet fjalë për ndjekjen e diçkaje shumë më të madhe se ata vetë.

Lexo: Elon Musk jep 100 milionë dollarë për kë investon në teknologjinë e kapjes së CO2

“Sistemi diellor mund të mbështesë lehtësisht një trilion njerëz”,- tha Bezos. “Dhe nëse do të kishim një trilion njerëz, do të kishim një mijë Einstein dhe një mijë Mozart dhe burime të pakufizuara për të gjitha qëllimet praktike, burime dhe energji diellore. Kjo është bota në të cilën unë dua që stërnipërit e mbesave të mia të jetojnë.”

Kjo është diçka për të cilën ia vlen të luftosh.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0