Je student? Ja se si do të ndryshojë jeta juaj me startup-in e ri të Auloni Feraj! - Business Magazine Albania

Je student? Ja se si do të ndryshojë jeta juaj me startup-in e ri të Auloni Feraj!

StuLife: Transformimi i jetës studentore nëpërmjet inovacionit teknologjik

Auloni Feraj është një student në vitin e dytë Master në degën “Financë dhe Sigurime” në Universitetin Sapienza, Romë. Pasioni i tij është të shfrytëzojë kohën e tij në mënyrë produktive, dhe këtë pasion e ka materializuar duke themeluar aplikacionin “StuLife”. Gjithashtu, ka një rol si “Deloitte Brand Ambassador” duke kontribuar në promovimin dhe ndërtimin e markës së tyre në mjedisin universitar dhe jashtë tij. Kjo eksperiencë dhe angazhim në fushën e financave dhe biznesit përfaqësojnë pjesën kryesore të rrugës së tij akademike dhe profesionale.

Në një intervistë ekskluzive me Aulonin kemi mësuar më shumë rreth aplikacionit të tij, qëllimeve dhe planeve për të ardhmen.

1.Si erdhi ideja për krijimin e StuLife dhe cili është qëllimi kryesor i saj?
Gjatë mandatit tim si përfaqësues i studentëve vura re se studentët hasnin në shumë problematika në përditshmërinë e tyre. Dëshira për t’u dhënë një zgjidhje këtyre çështjeve më zgjoi idenë e krijimit të “StuLife” i cili është një aplikacion i dizenjuar për të lehtësuar jetën studentore, duke mundësuar një komunikim më të madh ndërmjet studentëve dhe duke e bërë atë më interesante dhe motivuese.
2.Cilat janë veçoritë e kategorive “Evente” dhe “Punë” në aplikacion dhe si ndihmojnë ato studentët?
Veçoria e këtyre dy kategorive është nxitja e studentëve për t’i përfshirë në evente akademike të inicuara nga personalitete të shquara, nga fusha të ndryshme dhe argëtimi. Kategoria “Punë” ju mundëson studentëve një njohje më të mirë të tregut të punës duke zgjeruar njohuritë për kompanitë që janë në tregun e punës. Dëshira jonë është që dhe t’i ftojmë këto kompani të publikojnë njoftime pune apo trajnime duke mundësuar kështu dhe një ofertë pune e cila do t’i motivonte këta studentë.
3.Si sigurohet aplikacioni që produktet dhe informacioni i ndarë janë të besueshëm dhe të sigurt për përdoruesit?
Kjo është një pyetje që u parashtrua qysh në momentin e krijimit të aplikacionit prandaj, ne po punojmë për të integruar inteligjencën artificiale me qëllim që të eleminojmë produktet apo informacionet të cilat nuk bëjnë pjesë në një nga kategoritë përkatëse, pasi mund të jenë në dëm të përdoruesve.

Lexo edhe:Gerton Bejo: Asgjë nuk është ashtu siç duket! Ja çfarë fshihet pas Vatrës dhe dy dekadave të saj

4.Si integroni informacionin akademik dhe ofertat e punës në një mënyrë që të bëhet një resurs i përditshëm për studentët?
Duke ofruar një ofertë të larmishme, me volum dhe konstante të shtrirë në kohë të informacionit akademik dhe të ofertave të punës në mendojmë se interesi i studentëve do të jetë i madh dhe çdo ditë ata do të jenë në pritje të përditësimeve nga ana jonë.
5.A ka ndonjë bashkëpunim me institucionet e arsimit për të siguruar informacionin më të fundit dhe të saktë mbi eventet akademike dhe ofertat e punës?
Nëse e duam suksesin në këtë rrugëtimin, bashkëpunimi është pika kyçe, prandaj dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me rektoratin, me shoqatat studentore dhe me kompani të ndryshme, duke punuar për një strategji të përbashkët në mënyrë që ky informacion kaq i vlefshëm për studentët të publikohet në mënyrë të përditësuar në aplikacion.

6.Si i ndihmon aplikacioni studentët të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një komunitet në platformë?
Aplikacioni në vetevete ka dhe funksionin e një “marketplace” ku studentët integrohen me njëri-tjetrin përmes shitjes dhe blerjes, duke përmendur këtu librat ose shënimet. Ne kemi bërë të mundur krijimin e një ChatBox ku të interesuarit mund të komunikojnë bashkërisht dhe të arrijnë në një dakordësi për atë operacion që po kryejnë. Nga ana tjetër ne u japim atyre mundësinë të krijojnë grupe studimi, organizim të një eventi ku mund të ftojnë kolegët e tyre student.

7.Cilat janë planet për zhvillimin e ardhshëm të aplikacionit dhe shtimin e veçorive të reja?
Plani ynë konsiston në zgjerimin e aplikacionit pasi dhe vetë suksesi i aplikacionit qëndron në numrin e përdoruesve. Janë pikërisht ata që me kontributin e tyre pasurojnë dhe i japin një vlerë të shtuar aplikacionit.
8.Si mund të bëhet monitorimi i përdorimit dhe feedback-ut nga përdoruesit për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e përdoruesit?
Kjo është një pikë thelbësore pasi e gjitha puna jonë matet nga këto volume përdorimi dhe feedback-u, dhe jam krenar të them se …. kanë qenë shumë pozitive dhe motivuese. Normalisht ka dhe kritika por të cilat ne i marrim si mësime dhe punojmë për t’i përmirësuar që në mënyrë konstante t’ju ofrojme një përvojë sa me të mirë përdoruesve tanë.

9.A ka ndonjë plan për të shtrirë aplikacionin në tregjet e tjera apo për të ofruar versione të ndryshme për nevoja të veçanta të studentëve?
Në këto momente aplikacioni mund të shkarkohet në 175 vende duke bërë të munduar të kemi përdorues nga e gjithë bota. Për momentin jemi të fokusuar në tregun “Italian” dhe atë “Shqiptar”. Objektivi ynë është që të ecim ngadalë, por të sigurt. Zgjerimi ynë varet gjithmonë nga kërkesa e tregut. Në momentin që do të shikojmë një oportunitet do të ofrojmë edhe kategori për nevoja të veçanta të studentëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0