Je në punë por kërkon të nisësh një biznes? Ja se si! - Business Magazine Albania

Je në punë por kërkon të nisësh një biznes? Ja se si!


Ambicia është e rëndësishme, por nuk mjafton për t’ju bërë që të ecni përpara. Mbajtja e motivimit dhe dëshirës gjatë tranzicionit nga i punësuar në një sipërmarrës është thelbësore. Është e thjeshtë të shmangesh nga rruga dhe të shkurajohesh gjatë kësaj faze tranzicioni. Por ja disa veprime që duhet të ndërmerrni menjëherë ndërsa vazhdoni të jeni ende i punësuar të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani trajektoren e duhur dhe të ecni përpara.

1. Qartësohuni mirë se përse doni të filloni biznesin tuaj

Lidhja me “veten tuaj” të brendshme duke iu drejtuar me “përse” është hapi i parë i rëndësishëm që mund të merrni. Mbase ju jeni i motivuar për të qenë shefi i “vetes” suaj, nga pavarësia financiare, liria e kohës, shprehja e kreativitetit, qënia në shtëpi me fëmijët ose ndihma ndaj të tjerëve. Cilado qoftë arsyeja, kur e dini që ju motivon dhe ju nxit do t’ju mbajë të fokusuar dhe të angazhuar drejt ëndrrës suaj kur gjërat të vështirësohen.

2. Angazhohuni për ëndrrën tuaj

Pasja e dëshirës që diçka të funksionojë përkundër angazhimit për ta bërë atë realitet janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kur angazhoheni për ëndrrën tuaj, ju po bëni një premtim për të arritur suksesin. Kjo do të thotë se jeni tërësisht të angazhuar, gjeni zgjidhje kur përballeni me pengesa dhe nuk braktisni, pavarësisht gjithçkaje. Bëjeni këtë zotim për veten tuaj, dhe më pas tregojuani të tjerëve.

3. Krijoni një vizion personal për biznesin tuaj

Mendoni rreth asaj se çfarë doni në një vit për biznesin tuaj dhe shkruajeni. Tregohuni specifikë dhe të detajuar. Përshkruani me shumë detaje në kohën e tashme ditën tuaj ideale, me çfarë aktivitetesh merreni, cilët janë konsumatorët/klientët tuaj, sa konsumatorë/klientë keni dhe çfarë të ardhurash mujore keni.

Lexojeni me zë çdo mëngjes dhe darkë vizionin tuaj, duke u fokusuar plotësisht në rezultatin final: biznesin tuaj që lulëzon. Duke mbajtur fokusin tuaj të rezultati, do të jeni të aftë të bëni zgjedhje të përditshme për të injoruar çdo mendim negativ që mund t’ju lindë.

4. Bashkohuni me një grup “mendjesh të ndritura”

Një grup i tillë është një grup mentorimi që funksionon midis individëve të një niveli të nëjtë, të cilët takohen rregullisht për të mbështetur njëri-tjetrin, të krijoni stuhi mendimesh dhe të shpërndani këshilla dhe të bashkëpunoni për sfidat. Një grup i mendjeve “master” mund të jetë i shkëlqyer për t’ju ndihmuar që të jeni të përgjegjshëm dhe të motivuar.

Grupe të tilla mund të takohen personalisht, online ose nëpërmjet telefonit. Për të gjetur një grup “master”, Meetup është një vend shumë i mirë për të filluar. Nëse nuk gjeni një për t’iu bashkuar, atëherë krijoni një me ata të cilët gjithashtu po nisin një biznes të tyrin.

5. Zhyteni veten duke “mësuar”

Bëni kërkime dhe studioni çdo gjë që ju duket se ka lidhje me biznesin tuaj. Interneti mundëson një bollshmëri me informacione të vlefshme për ndërtimin e një biznesi të suksesshëm. Merrni trajnime, punësoni një trajner ose gjeni një mentor. Dëgjoni audio dhe libra audio gjatë udhëtimit për në punë në mëngjes. Sa më shumë që mësoni dhe bëheni ekspert në fushën tuaj, aq sa më shumë do të jeni të sigurtë për veten, të motivuar dhe të suksesshëm.

6. Qëndroni pozitivë në lidhje me punën tuaj

Çdo ditë, mësoni dicka rreth punës suaj që e çmoni. Mbase ju kënaqeni me kolegët tuaj ose merrni gjithmonë pushime.
Çështja është të kërkoni gjërat e mira. Sa më shumë të fokusoheni te pozitivja e situatës aktuale, aq më shumë sukses do t’i sillni situatës aktuale, duke përfshirë biznesin tuaj. Mendimet negative ju thithin energjitë, duke jua vështirësuar ëndrrën tuaj.

7. Përcaktoni synime ditore

Bëni hapa të vegjël e të matshëm çdo ditë për të ecur në biznesin tuaj, por duhet të kuptoni se do të ketë momente ku ndjeni se nuk është bërë fare progres. Dëtyrat e përditshme në fillim do të jenë rraskapitëse. Kuptoni se është pjesë e ndërtimit të biznesit tuaj. Duke ndërmarrë hapa çdo ditë, që përfshijnë edhe ato të zakonshmet, do të filloni të shikoni rezultatet. Sa më shumë progres që të bëni, aq më shumë besim dhe vendosmëri do të keni për të ecur përpara.

Po të bëni këto veprime ndërsa jeni duke punuar në një punë të zakonshme, do të qëndroni të fokusuar, të motivuar dhe të angazhuar në bërjen e ëndrrës suj realitet. Madje do ta bëjnë kohën që kaloni te puna juaj të ikë më shpejt.

 

/Shkruar nga Grace Bluerock, Publikuar te Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0