JBL dhe Patoko pjesëmarrës në Future2tech 2023 , dëshmojnë suksesin e tyre në panair - Business Magazine Albania

JBL dhe Patoko pjesëmarrës në Future2tech 2023 , dëshmojnë suksesin e tyre në panair

Në panairin “Future2Tech” të vitit të kaluar, JBL dhe Patoko demonstruan suksesin e tyre falë panairit, duke i bërë thirrje të gjithë ekspozuesve të marrin pjesë në Future2Tech 2024 dhe të përfitojnë nga mundësitë e jashtëzakonshme që ky event ofron.

JBL operon në disa nga pikat më të njohura të shitjes në Shqipëri, si Neptun, Dutyfree, Sound Gallery, dhe Aladini. Për më tepër, marka ka bashkëpunuar me disa influencer dhe micro-influencer të njohur në Shqipëri që u përkasin industrive të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin dhe tërhequr një audiencë më të gjerë. Një nga eksperiencat që duhet theksuar është pjesëmarrja e JBL në panairin Future2Tech, mbajtur më 21 dhe 22 Shtator 2023. JBL prezantoi produktet e saj me një stendë madhështore, ku vizitorët patën mundësinë të provojnë dhe të eksplorojnë gamën e gjerë të produkteve audio të JBL, si JBL Go3, JBL Charge 5, JBL Xtreme 3, JBL Boombox 3, dhe JBL Partybox 310. Vizitorët shijuan eksperiencën e kufjeve dhe morën pjesë në lojëra argëtuese të organizuara nga JBL, ku fituan 2 bokse JBL Go 3 dhe 2 kufje JBL Wave 300Tws. Interesi mbi produktet e JBL ishte i madh, duke çuar në krijimin e ofertave të dedikuara për një kategori të veçantë, si studentët.

Patoko, një aplikacion që ofron udhëtime me taksi nga një grup i madh shoferësh në të gjithë Tiranën, ishte gjithashtu pjesë e panairit Future2Tech. Martin Aliaj, pjesëmarrës në panairin Future2Tech, në një intervistë për BusinessMag, shpjegoi përfitimet e Patoko: “Ne jemi një startup teknologjik, i fokusuar tek fusha e mobilitetit, për momentin tek pjesa e taksive, i llojit Uber, që ekzistojnë kudo në botë, por e përshtatur sipas legjislacionit shqiptar, sepse në Shqipëri vetëm personat e licencuar për këtë shërbim, mund ta japin atë.” Patoko ofron komoditet në zgjedhje, shpejtësi dhe çmime të ulëta, duke përfshirë udhëtime të zbritura në aeroport dhe pikë besnikërie. Ndërlidhja në kohë reale e një personi që ka nevojë për shërbim me taksinë ka bërë që Patoko të mirëpritet nga konsumatorët dhe të ketë një sukses të dukshëm si një startup i mirëfilltë.

Lexo edhe:Pse duhet të merrni pjesë si ekspozues në Future2Tech 2024?

Pse duhet të merrni pjesë si ekspozues në Future2Tech?

Panairi Future2Tech ka treguar se është një mundësi e shkëlqyer për bizneset që të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të lidhen me klientët dhe të fitojnë ekspozim të rëndësishëm. Përfaqësuesit e JBL dhe Patoko kanë përfituar nga pjesëmarrja në panair, duke rritur ndërgjegjësimin për markat e tyre dhe duke krijuar mundësi të reja biznesi.

Për më shumë informacion dhe për të parë se si teknologjia dhe inovacioni po ndryshojnë peizazhin e tregut në Shqipëri, vizitoni panairin Future2Tech në datat 9-10 tetor dhe bëhuni pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.

Regjistrohuni tani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0