Java e Sipërmarrjes Sociale - Business Magazine Albania

Java e Sipërmarrjes Sociale


Java e Sipërmarrjes Sociale” përfshin një seri aktivitetesh në qytete të ndryshme të vendit duke filluar nga data 11 deri në 16 Dhjetor. Këto aktivitete përfshijnë trajnime, seminare, takime konsulative me biznesin, intervista dhe bashkëbisedime me të ftuar nga bota e sipërmarrjes sociale, biznesit dhe aktorëve mbështetës të ekosistemit. Java do të hapet me eventin e parë më 11 Dhjetor në qytetin e Kukësit dhe do të përmbyllet me 16 Dhjetor në qytetin e Pukës.

Java e Sipërmarrjes Sociale organizohet, në kuadër të programit Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri, nga Yunus Social Business Balkans në bashkëpunim me USAID, Swisscontact, CBTL, Startup Grind Tirana, Agropuka, BusinessMag, Fondacioni PfD dhe Bashkia Vau Dejë.

Më poshtë është programi i aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë kësaj jave:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0