Jashtë mode?!

Jashtë mode?!


Shkruar nga Samet Zagradi , Kontributor

Në qoftë se ti sillesh mirë, vishesh thjeshtë, je i varfër apo nuk je mjaftueshëm i përditësuar me trendin e ri, padyshim që ti je jashtë mode, apo “old fashion”, siç e quan brezi që po rritet ditët e sotme. Në cepin e syrit dyshues, që në bankat e fillores ti do të gjykohesh në qoftë se pasioni yt janë më shumë mësimet se sa fiskulturën apo lënien e orëve të mësimit.

Në gjimnaz në qoftë se ke mesataren, por nuk ke të dashur, në të shumtën e rasteve do të quhesh provincial, e më pas në jetën e përditëshme do ishe në qendër të vëmendjes në qoftë se ti bën diçka jashtë trendeve të kohës. Nëse rri i thjeshtë, nuk përshkohesh nga vëmendja quhesh i humbur, e nëse humbet në vorbullën e gjërave të ndaluara quhesh i rëndësishëm në shoqëri.

Ti do të quhesh fshatar në qoftë se vjen nga fshati, malok në qoftë se vjen nga veriu, apo i dalë nga moda në qoftë se nuk vishesh si “blogeret” apo si manekinët e butiqeve të shtrejtë. Brirët do t’u dhembin nga e qeshura, në qoftë se ti dashuron vërtetë ashtu siç është një njeri, sidomos kur ai nuk është si ti, apo nuk është i pasur. Në qoftë se ti lexon apo diskuton për një libër do të quajnë të “marrë” sepse koha e letrës ka ikur tashmë, duke mos ditur se çfarë emocioni përcjell ai libër.

Ti do jesh old fashion nëse nuk bën si turma duke ndjekur modele, të cilat nuk i shkojnë aspak përshtat shoqërisë tonë. Ti nuk vlen nëse nuk ke një makinë, një smartphone të fundit, nuk bën pushime apo një jetë luksoze. Në Shqipëri mjafton të kesh para, nuk mund të kesh bërë asgjë në jetën tënde, sërish të quajnë të suksesshëm. Nëse ke makinë, por jeton me ndihmën ekonomike të nënës tënde, apo nëse jeton me qera atëherë je në rregull. Bota ku ne jetojmë nuk është gjë tjetër veçse një fasadë e hollë dhe jo e këndëshme.

Lexo: Sameti, djali që po i përkushtohet motivimit në Dibër

Unë mendoj që nuk është turp të jesh nga fshati, sepse tjetër kush ka vendosur që ne të lindim aty. Këtë nuk e kemi në dorë ne! Ne kemi në dorë të ndihemi krenarë nga vijmë, të mos e harrojmë atë dhe të bëjmë vendin tonë të ndihet i vlerësuar prej nesh. Në fshat ka më shumë qytetari se atje ku je ti që gjykon. Qytetar të bën sjellja dhe jo origjina! Duhet të kuptojmë që nuk është turp të shkosh me autobus me pushime, të hash bukë e  djathë e domate, të shijosh çdo moment pa u shqetësuar nga gjykimet e trendeve të reja. Kënaqësia me e madhe është të ndihesh mirë me ato që zoti të ka dhënë dhe ato që ti me djersë ke fituar. Nuk është turp të jesh i varfër, turp është të bësh sikur je i pasur! Ti kurrë nuk mund të jesh jashtë mode përderisa truri kurrë nuk del jashtë mode!

Ti duhet të jesh krenar kur në instagramin tënd nuk nxjerr fytyrë por diplomat dhe arritjet e tua çdo ditë. Më mirë të promovosh një libër se sa një pjesë të trupit. Nuk do jetë më kush kurioz për ty!? Duhet të jesh krenar kur punon dy turne, mëson në shkollë njëkohësisht, lexon, lodhesh dhe shijon çdo moment në kohën e duhur dhe jo kur mburresh me jetën luksoze që yt atë ta siguron me mënyra të paligjshme. Ti duhet të jesh krenar/e kur në dhomën tënde ke më shumë libra se sa veshje të modës së fundit, që për një sezon nuk vlejnë më. Duhet të shijosh më shumë fasulen në tavolinën e familjes tënde, sesa pjatat me fruta deti në restorantet e hoteleve në periferi të qytetit. Duhet të shijosh çdo ditë më shumë sediljet e vjetruara të autobuzit, se sediljet e benzit luksos që të merr nga periferia e të sjell në shtëpi. Të jeni të bindur se në këtë mënyrë nuk jeni aspak “Old fashion”!

Frytet e punës dhe djersës tënde do të bëjnë krenar jo vetëm ty por edhe ato që deri tani të kanë etiketuar jashtë mode. Ti duhet të ndjekësh modele pozitiv suksesi, jo të bësh sukses duke ndjekur modele të pahijshme për veten dhe karakterin tënd. Nuk mund të jesh në modë kur ditë-netët e tua i zbardh në lloto, në klube nate, i pavetëdishëm për atë ç’ka bën.

Kur edukon keq fëmijën tënd, gënjen prindërit e tu, “i bën naftën” shkollës dhe jetës kurrësesi nuk mund të jesh trendy. Nuk mund të jesh në modë kur në jetën tuaj nuk keni lexuar një libër, qoftë ai edhe me përralla, kur nuk di emrin e shkollës, të pedagogut e kur në çanta në vend të leksioneve nuk gjendet tjetër veç produkte kozmetike, karikues, paketa cigaresh madje herë herë edhe lëndë të ndaluara. Kur ti je 30 vjeç, prindërit sikletosen, marrin kredi të të shkollojnë e të të bëjnë mbarë dhe ti bën pushimet jasht, atëherë fillo të shqetësohesh. Moda thotë që duhet t’ja dalësh vetë dhe të ndihesh krenar me arritjet e tua!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0