Japonia prezanton trenin që mund të funksionojë gjatë tërmeteve

Japonia

Japonia ka prezantuar një tren të ri që ka vendosur rekord në shpejtësi. Treni jo vetëm që është më i rehatshëm dhe më i shpejtë se modelet e mëparshme, por mund të funksionojë edhe pa energji të jashtme gjatë një emergjence, megjithëse vetëm për një distancë të shkurtër.

Treni është i pajisur edhe me bateri litiumi, të cilat lejojnë që të lëvizë pa furnizim me energji të jashtme, nëse ka një ndërprerje të shkaktuar nga një tërmet.

Bateritë lejojnë që treni të lëvizë larg nga pjesë të rrezikshme të rrugës, të tilla si një urë ose një tunel dhe të arrijë sigurinë e stacionit më të afërt.

Lexoni: Masa kundër terrorit në internet

Treni N700S – (‘S’ nënkupton ‘Supreme’) u lançua më 1 korrik. Mund të arrijë deri në 360 kilometra në orë, një rekord i ri i vendosur gjatë një provë në vitin 2019, duke e bërë atë një nga trenat më të shpejtë në botë. Sidoqoftë, shpejtësia e funksionimit do të shkojë deri në 285 kilometra në orë.

Ai ishte menduar të vihej në punë për herë të parë gjatë Lojërave Olimpike në Tokio, por pasi olimpiada e vitit 2020 u shty për shkak të pandemisë Covid-19, kompania hekurudhore e Japonisë vendosi ta prezantojë zyrtarisht atë.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale