Masa kundër terrorit në internet - Business Magazine Albania

Masa kundër terrorit në internet

~3 minuta lexim

Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet. Një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga 13 vende anëtare të BE-së, pesë vende jo anëtare të BE-së që i përkasin Qendrës Evropiane kundër Terrorizmit pranë Europolit hetuan bashkërisht në internet për të zbuluar faqe me përmbajtje të tilla. Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA. Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit.

BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” (IS) ose Al Qaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen. Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet.

Këshilli Federal Gjerman miraton ligjin kundër urrejtjes në internet

Këshilli Federal Gjerman miratoi më në fund në Berlin ligjin e ri për të luftuar ekstremizmin e djathtë dhe veprat penale të përhapjes së urrejtjes në internet. Parlameti i kishte aprovuar ligjet e reja në mes të qershorit. Kushdo që publikon mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime serioze në internet, do të përballet me ndëshkime më të ashpra në të ardhmen. Ligji i ri kërkon gjithashtu që operatorët e rrjeteve sociale të raportojnë raste të tilla. Ata duhet të informojnë menjëherë BKA-në për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në mënyrë që autoritetet hetimore të mund t’i ndjekin keqbërësit penalisht.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë

Për të identifikuar sa më shpejt autorët e krimit, rrjetet sociale si Facebook ose Twitter duhet t’u vënë në adresë të organeve të rendit adresat e IP-ve. Në rast krimesh veçanërisht të rënda si terrorizëm dhe vrasje, ofruesit e shërbimeve në rrjetet sociale janë të detyruar t’u japin hetuesve edhe fjalëkalimet e personave të caktuar në rast se për këtë merr vendim gjykata.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirrje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur. Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0