Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë COVID-19.
Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me një ulje prej 7.8% të prodhimit të brendshëm bruto në periudhën prill-qershor, në krahasim me vitin e kaluar. Japonia ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë.
Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë. Japonia ka rrëshqitur në recesion më herët gjatë këtij viti, pas dy çerekëve të njëpasnjëshëm të tkurrjes ekonomike.
Lexoni: NASA gjen mënyrën si të mposhtim koronavirusin, ja pajisja që na vjen në ndihmë
Të dhënat e fundit për periudhën prill-qershor dëshmojnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet.
Ulja e madhe e konsumit të brendshëm mund të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia. Të dhënat e këtij viti, flasin për performacën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955. /REL
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.