Japonia dënon me burg bullizmin kibernetik - Business Magazine Albania

Japonia dënon me burg bullizmin kibernetik

bullizmin kibernetik

Lëvizja vjen pas shqetësimeve në rritje për ngacmimet në mediat sociale.

Parlamenti i Japonisë ka miratuar legjislacionin që dënon me burgim “fyerjet në internet”, ose ngacmimet kibernetike.

Amendamenti i kodit penal të vendit do të hyjë në fuqi këtë verë. Personat e akuzuar për fyerje në internet mund të përballen me burgim deri në një vit ose një gjobë prej 300,000 jen (rreth 2,200 dollarë). Paraprakisht, dënimi për fyerjet në internet ishte shumë më i lehtë: personat e shpallur fajtorë mund të përballen me paraburgim deri në 30 ditë ose një gjobë prej 10,000 jen (75 dollarë).

Ky veprim vjen së bashku me shqetësimin në rritje për ngacmimet në mediat sociale në vend. Kjo është shkaktuar më së shumti nga një personazh publik që vdiq nga vetëvrasja, pasi kishte përjetuar ngacmim në internet. Hana Kimura, e njohur për Terrace House të Netflix, u përball me muaj të tërë të ngacmimeve të tilla, të cilat shumë u vunë në dukje pas vdekjes së saj. Marsin e kaluar një burrë u akuzua dhe u gjobit pasi i dërgoi vazhdimisht mesazhe urrejtje Kimura.

Zyrtarët japonezë trajtuan bullizmin kibernetik dhe rreziqet e tij menjëherë më pas.

Fyerjet, sipas kodit penal të Japonisë, përkufizohen si poshtërim publik i reputacionit të dikujt pa përmendur specifikat, pavarësisht nëse ky është një fakt rreth tyre ose një veprim specifik. Kjo është e ndryshme nga shpifja, e cila do të përfshinte specifikime.

Projektligji ka shkaktuar disa polemika në vend, me kritikët që sugjerojnë se kjo mund të kufizojë fjalën e lirë dhe dënimin ndaj atyre në pushtet. Shumë të tjerë besojnë se përkufizimi i “fyerjeve në internet” duhet të bëhet më i dallueshëm.

/mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0