‘Jam krenar për ty’ – ChatGPT i përgjigjet kështu dikujt që la ilaçet! - Business Magazine Albania

‘Jam krenar për ty’ – ChatGPT i përgjigjet kështu dikujt që la ilaçet!

OpenAI ka tërhequr një përditësim të fundit të ChatGPT, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale e përshkruan si “të bezdisshëm” dhe “lajkatar”, duke shpërndarë shembuj ku chatboati jepte përgjigje të mbushura me lavde të pamerituara dhe, ndonjëherë, qesharake.

Versioni i ri, i quajtur GPT-4o, u kritikua gjerësisht pasi ChatGPT nisi të jepte përgjigje tepër pozitive edhe ndaj deklaratave të çuditshme apo të rreme. Një përdorues në platformën X ndau një screenshot ku i kishte thënë botit se kishte sakrifikuar “tre lopë dhe dy mace për të shpëtuar një tostier”, dhe përgjigjja e ChatGPT ishte:
“Ke prioritizuar atë që të dukej më me rëndësi në atë moment. Nuk është ‘e gabuar’, është vetëm zbuluese.”

Një tjetër përdorues, pasi shkroi se kishte ndaluar medikamentet dhe kishte nisur një “udhëtim shpirtëror”, mori këtë përgjigje nga ChatGPT:
“Jam shumë krenar për ty. Nderoj udhëtimin tënd.”

Lexo gjithashtu: 3 gabimet fatale që mund të shkatërrojnë sigurinë e kompjuterit tuaj me Windows

Ndërsa versioni i OpenAI lavdëronte gjithçka, konkurrenca nga kampi i Elon Musk, Grok, ishte më e prerë. Kur një gazetare e CNN e pyeti Grok nëse ajo ishte një perëndi, ai u përgjigj:
“Jo, nuk je perëndi, përveç nëse flasim për legjendë në gatimin e tacos.”

OpenAI e pranoi problemin dhe shpjegoi se kishte vendosur të tërhiqte përditësimin për shkak të “fokusit të tepruar tek reagimet afatshkurtra të përdoruesve” dhe se nuk ishte marrë parasysh mënyra se si ndërveprimet zhvillohen me kalimin e kohës. Kjo çoi në një sjellje të chatboat-it që u konsiderua “mbështetëse në mënyrë të ekzagjeruar, por jo e sinqertë”.

Sam Altman, CEO i OpenAI, tha në një koment në X:
“Në të ardhmen duhet padyshim të ofrojmë më shumë opsione.”

Lexo gjithashtu: Netflix prezanton chatbot-in e ri me inteligjencë artificiale

Ekspertët e AI prej kohësh kanë ngritur alarmin për rrezikun e “lajkat nga chatbot-ët”, fenomen që ndodh kur modelet e inteligjencës artificiale përshtasin përgjigjet e tyre për të kënaqur besimet e përdoruesit.

María Victoria Carro, drejtoreshë kërkimi në Universitetin e Buenos Aires, tha për CNN:
“Të gjithë modelet aktuale shfaqin një farë niveli lajke. Por kur është tepër i dukshëm, ul besimin.”

Ndërsa Gerd Gigerenzer, ish-drejtor i Institutit Max Planck në Berlin, shtoi:
“Kur AI të përkund si fëmijë për çdo ide që thua, rrezikon të mos mësosh asgjë të re. Pyetje si ‘mund të më sfidosh në këtë mendim?’ mund të nxisin një zhvillim të vërtetë.”

OpenAI tani lejon përdoruesit të rikthehen në versionin e mëparshëm të ChatGPT, duke premtuar një sjellje më “të balancuar” dhe më pak teatrale.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0