Gjigandi kinez Alibaba Group Holding LTD. tha të Martën se pret që gati të dyfishojë volumin e saj të transaksioneve deri në 2020-n, duke sinjalizuar se vazhdon të jetë në pritje të një rritjeje të shfrenuar ndërsa shefi ekzekutiv Jack Ma u zotua të intensifikonte një reduktim të mallrave të falsifikuar.
Në një konferencë për investitorët në selinë qëndrore në Hangzhou, në provincën Zhejiang, Alibaba thotë se pret të regjistrojë 6 trilionë huan (912 miliardë $) në volum bruto tregtar deri në 2020-n, gati dyfishin e 3.09 trilionë huanëve në vitin fiskal 2016.
Duke i dhënë jehonë kësaj rritjeje, Ma tha se Alibaba pret të ketë 2 milionë konsumatorë në librat e tij deri në 2036-n, nga 423 milionë blerës aktivë në 2016-n.
Duke adresuar shqetësimet e kompanisë rreth përpjekjeve të saj për të eleminuar produktet false nga platforma e saj online, Ma tha se Alibaba do të bëjë “gjithçka për të ndaluar produktet e rremë.” Kompania për vite u ka bërë ballë akuzave se paltformat e saj të psonisjes kanë qënë kanale për produktet false.
“Ju premtoj se për produktet false, të rremë dhe vjedhjet e të drejtave intelektuale kemi më shumë besim te vetja se mund ta zgjidhim problemin,” ka thënë Ma.
/Raportuar nga Yimou Lee në Hong Kong dhe publikuar në Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.