Ja si mund të dallojmë origjinën e produktve që konsumojmë - Business Magazine Albania

Ja si mund të dallojmë origjinën e produktve që konsumojmë


Tek të gjithë produktet ndodhet një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e tyre, për të identifikuar secilin në një mënyrë unike.

Edhe në Shqipëri, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve. Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte. 530 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë “Made in Albania”.

Barkodet mund të lexohen nga skanerë optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike. Barkodi funksionon në bazë të një standardi që quhet GS1, i cili përdoret nga të gjitha industritë, shërbimet ushqimore, shitja me pakicë, farmaceutika dhe shëndetësia.

Ja cila është lista e prefikseve kryesore: 530 Shqipëri, 390 Kosova, 100 – 139 SHBA, 300 – 379 Franca dhe Monako, 800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan, 380 Bullgari, 383 Slloveni, 385 Kroaci, 387 Bosnjë dhe Hercegovina, 389 Mali i Zi, 400 – 440 Gjermani, 520 – 521 Greqi, 531 Maqedoni, 860 Serbi, 868 – 869 Turqi, 690 – 699 Kina, 594 Rumani.

burimi: indeksionline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0