Ja si duhet të jetë dizajni i një zyre ideale

Ja si duhet të jetë dizajni i një zyre ideale


Një studim i fundit nga Harvard zbuloi se zyrat me plan të hapur e ndrydhin më shumë se sa e inkurajojnë bashkëpunimin në zyrë. Zyrat e hapura janë moda më idiote dhe më e kushtueshme e të gjitha kohërave.

Nëse standardi për një zyrë të mirë është fakti që ajo të jetë e ndriçuar, atëherë zyra ideale do të ishte ajo me plan të hapur. Gjithsesi nëse ju e përkufizoni zyrën ideale si një vend ku punonjësit 1) pëlqejnë të punojnë dhe 2) të pushojnë aty ku punojnë, plani i hapur nuk do të ishte një zgjedhje e mirë.

Hulumtuesit në Universitetin Sidnej survejuan 42,764 punonjës që punonin në zyra me këto plane:

  1. Plan i hapur
  2. Tavolina me ndarje të vogla
  3. Kabina me ndarje të larta
  4. Zyrë e veçantë për një person
  5. Zyrë e veçantë për 2-3 persona

Hulumtuesit pyetën punëtorët se si ndjehen për çdo aspekt fizik të vendit të tyre të punës që mund t’i bëjë ata të jenë më të lumtur ose më produktiv: temperatura e ambientit, cilësia e ajrit, sasia e dritës, rehatia vizuale, niveli i zhurmës, lehtësia e ndërveprimit (dmth. bashkëpunimi), hapësira e orendive, përshtatshmëria e mobiljeve, ngjyrave dhe struktura, dhe pastërtia e përgjithshme.

Pasi u vlerësuan të gjitha karakteristikat e zyrave, ky ishte rezultati i studimit:

Dëshironi punonjës të lumtur dhe produktivë? Dëshironi që ata të vijnë vullnetarisht në zyrë dhe të punojnë për orë më të gjata ndërsa janë atje? Dëshironi që ata të komunikojnë ballë për ballë dhe më shpesh?

Hiqni dorë nga plani i hapur dhe vendosuni në zyra private.

Kjo është zgjidhja më e mirë.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0