Ja si do të falen gjobat e vendosura gjatë pandemisë

Ja si do të falen gjobat e vendosura gjatë pandemisë

gjoba

Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin, që shpjegon sesi do të falen gjobat e vendosura nga autoritetet shtetërore për mos respektim të rregullave të karantinës, si dhe ndëshkimet e bëra për riparimet pa leje në banesat e dëmtuara nga dy tërmetet, 21 shtator dhe 26 nëntor 2019.

Lexoni: Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë pandemisë

Individi apo biznesi që është gjobitur duhet të bëjë kërkesë pranë institucionit që e ka ndëshkuar për të marrë mbrapsht vlerën monetare që ka paguar.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat personale të individit ose emrin e subjektit kur është biznes, ID e kartës së identitetit ose NIPT, IBAN dhe emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale apo llogarinë e subjektit. Duhet të dorëzojë vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive si dhe subjektet duhet të paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Pas dorëzimit të kësaj kërkese, është struktura përgjegjëse e institucionit që harton urdhërpagesën për vlerat total për çdo bankë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke e shoqëruar me listën emërore të përfituesve dhe më pas pritet aprovimi i Degës së Thesarit.

Pas miratimit nga Dega, strukturat përgjegjëse e dërgojnë listën pranë bankave respektive, që më pas të bëhet disbursimi i gjobës së paguar.

Në zbatim të aktit normativ të miratuar nga qeveria të gjithë ata të cilët nuk respektuan oraret e lëvizjes, qarkulluan me makina kur ishte e ndaluar apo hapën lokalet do të amnistohen, duke zhbërë të gjitha masat penalizuese të vendosura nga periudha 17 prill 2020 e deri më 7 tetor 2020, si dhe riparimet pa leje në banesat e dëmtuara nga tërmetet.

Paratë e gjobave pritet të kalojnë në llogaritë bankare brenda 15 nëntorit. Deri në të njëjtën datë duhet të rikthehen edhe lejet e revokuara, automjetet e bllokuara apo liçencat e hequra subjekteve të konstatuara me shkelje.

Ministria e Financave nuk dha të dhëna konkrete në Komisionet parlamentare se sa ishte numri i përfituesve, por shifra paraprake është 7200 gjoba të vendosura gjatë kësaj periudhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0