Ja risitë e reja nga iPhone 7 - Business Magazine Albania

Ja risitë e reja nga iPhone 7


Apple pritet ta lansojë modelin e ri iPhone 7  në shtator, dhe celulari pritet të ketë një ndryshim rrënjësor.

Përveç modelit standard që do të ketë specifika dhe mundësi më të mëdha se modelet e mëparshme të Apple, kompania pritet të lansojë së bashku me të edhe një model më të madh të quajtur iPhone 7 Plus.

Ajo çfarë do të ndryshojë plotësisht është mënyra se si njerëzit do të dëgjojnë muzikë me këtë opsion. Apple do të largojë portin për kufje dhe përdoruesve do t’u mbetet opsioni për të dëgjuar muzikë vetëm me kufje bluetooth.

Fitorja më e madhe e Apple në këto modele të reja pritet të jetë kamera. LG ka njoftuar se do të furnizojë Apple me kamera dy-lentëshe, që ofrojnë një përparësi më të madhe si fotografi më të mira në dritë të dobët dhe nivele të ndryshme të zmadhimit fizik të fotografisë.

Modelet e reja të Apple do të kenë sistemin e ri operativ iOS 10, Siri do të jetë më i përmirësuar dhe siguria e celularëve do të jetë më e lartë. Në një fotografi të zbuluar kohët e fundit online, spekulohet se iPhone 7 Plus mund të duket kështu:

 

iPhone7-Ndryshim-Shtator-Businessmag

 

/gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0