Ja pse gjithçka, duke nisur nga Netflix deri tek Nintendo del offline kur serverat e Amazon kanë probleme - Business Magazine Albania

Ja pse gjithçka, duke nisur nga Netflix deri tek Nintendo del offline kur serverat e Amazon kanë probleme

serverat e Amazon

Amazon Web Services, pësoi një ndërprerje të madhe të martën në mëngjes.

Disa njerëzve iu fikën pajisjet, disa të tjerëve nuk u punonte zilja e derës dhe disa të tjerë nuk mund të hapnin Netflix.

Ashtu siç ndodhi dhe dy vite më parë, dhjetëra shëbime dolën jashtë funksioni si pasojë e problemeve të serverave të Amazon. Përtej produkteve të vetë Amazon si Alex dhe Ring, ka miliona njerëz, kompani dhe agjenci qeveritare, të cilat mbështeten tek web hosti dhe infrastruktura e cloud të Amazon.

Netflix, për shembull, përdor AWS “për pothuajse të gjitha nevojat kompjuterike dhe ruajtjen e bazës së të dhënave, analitikën, motorrët e rekomandimeve, transkodimin e videos dhe më shumë.

Por, shërbimet që përdorin klientët AWS të Amazon ndryshojnë shumë, nga softueri i bazës së të dhënave në distancë që përdoret për ndjekjen e biznesit deri te ruajtja në distancë për skedarët dhe shumë më tepër.

Lexoni: Kritikat nuk kanë fund për Jeff Bezos! Festoi lançimin e fluturimit hapësinor para se të reagonte për tragjedinë në magazinën e Amazon

Këta klientë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në Netflix, Tinder, Nintendo, McDonald’s, Sweetgreen, Disney+ dhe Roku, të cilët kanë pasur probleme të martën. Faqja e vetë e-commerce e Amazon nuk funksiononte gjithashtu.

Një arsye thelbësore përse shërbimi AWS ka qenë kaq i suksesshëm dhe pse kaq shumë kompani varen prej tij, është se Amazon ishte një nga kompanitë e para që investoi në shërbimet e cloud computing.

Për kompani si Netflix, AWS mund të ketë qenë opsioni i vetëm i zbatueshëm kur shërbimet cloud kërkoheshin më shumë se një dekadë më parë.

Megjithëse Amazon ka një shumëllojshmëri të grupeve të ndryshme të serverëve në të gjithë SHBA-në, ndërprerja e të martës ishte specifike për një qendër të dhënash, ajo preku “Rajonin Lindor”, tha Amazon, i cili ndodhet në Virxhinia.

Amazon tha se e kishte “zgjidhur problemin” dhe shërbimet ishin kthyer në normalitet.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0