Ja pse “fshehja” e njohurive, bllokon suksesin tuaj

Ja pse “fshehja” e njohurive bllokon suksesin tuaj


Shkruar nga Damon Brown, sipërmarrës

Frika nga shkëmbimi i informacionit mund ta bllokojë zhvillimin e biznesit tuaj. Sa më shumë të ndajmë, aq më shumë marrim. Ne ofrojmë vlera në atë që ndajmë. Ne duhet të kemi besim se njerëzit njohin vlerën. E rëndësishme është që njerëzit e duhur ta njohin këtë vlerë. Prandaj, detyra jonë e vetme është të krijojmë dhe t’i arrijmë njerëzit e duhur.

Ndani atë që keni tani

Një herë e pyeta një mentor nëse duhet të publikoja një video gjatë një fjalimi. Unë isha krenar për këtë dhe doja të ndaja njohuritë, por kisha frikë se njerëzit nuk do të paguanin të më shihnin. Ata më thanë ta ndaja, pasi kjo do të vërtetonte se sa e fuqishme ishte përmbajtja ime. Njerëzit do të vijnë akoma për të parë me mua, pasi ata nuk vijnë vetëm për përmbajtjen, por për vetë përvojën. Ata kishin të drejtë në të dy frontet: Unë i kam ndarë të gjitha shënimet e mia që në atë kohë dhe vazhdimisht jam duke u paguar për këtë.

Lexo: Prodhimi?! Ende shfrytëzojmë pak investimet dhe njohuritë

Pse po e bëni?
Pse po e bëni  këtë gjë? A duhet ndarë ky informacion me të tjerët? Nëse qëllimi juaj është të lëvroni gjëra të reja, t’i lartësoni të tjerët me depërtimin tuaj dhe të ndërtoni një trashëgimi të qëndrueshme, atëherë duhet të ndani atë që keni marrë. Gary Vaynerchuk, Elon Musk dhe sipërmarrës të tjerë zbulojnë të gjitha gjërat e tyre. Në fakt, ata janë tashmë legjendarë sepse zbulojnë të gjitha gjërat e tyre.

Kjo është një nga arsyet që fillova të shkruaj libra të sipërmarrjes, pasi doja të kisha një ndikim përtej fjalës dhe të siguroja diçka të arritshme për më shumë njerëz rreth meje. Pastaj vazhdova me shënime të regjistruara. Mos u shqetësoni për konkurrencën. Më e rëndësishmja, është krijimi i gjërave që do të qëndrojnë si provë në çdo kohë. Kjo është trashëgimia juaja ndër vite.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0