Ja ku takohemi sërish me dy super ide të reja të cilat përpos origjinalitetit janë edhe sfidues. - Business Magazine Albania

Ja ku takohemi sërish me dy super ide të reja të cilat përpos origjinalitetit janë edhe sfidues.

Commercey, është një mundësi që u vjen në ndihmë të gjithë atyre personave, të cilët duan të përgatiten dhe profesionalizohen në aftësitë e tyre. Ka ardhur momenti për ndryshim mendësie…Pse disa projekte janë më të rëndësishme se të tjerat? Pse janë më të suksesshme dhe ecin me hapa të mëdhenj? Gjithçka ka të bëjë me Commercey. Ndaj, na ndiqni në këtë episod.

Shqipëria është e pasur me gra duar arta. Shkojmë së bashku në “Artizanët Vau i Dejës” . Do të mahniteni se si një grup grash të zonës, një ide tradicionale e kthyen në profesionin e jetës. Sa e thjeshtë ishte për ato ? Si ndryshoi jeta e tyre? Sot ato janë profesionalisht të përmbushura dhe krenare për të tejçuar ndër breza punët artizane.
Mos harroni të na ndiqni në këtë episod, do të kuptoni rëndësinë e të qenit shqiptar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0