Ja dy folësit e rinj të konventës - Business Magazine Albania

Ja dy folësit e rinj të konventës

konvetë

Konventa “Suksesi është qëllimi yt”, prezanton dy folës të rinj që do të jenë të pranishëm në event.

SHKELZEN JUSAJ –CEO I PETROL COMPANY. Që nga mosha 16 vjeçare, Shkelzen Jusaj, filloi të dedikojë kohën e tij e të punojë për një jetë më të mirë për vete dhe rrethin e tij, duke u bashkuar në vazhdimin e traditës familjare!

Diçka që nuk parashikoi është se do të kishte sukses kaq të madh. Krijoi 31 vite përvojë të pazëvendësueshme, e cila e bëri atë të aftë të kapërcejë të gjitha vështirësitë që mund të ketë hasur drejt suksesit.

Mënyra se si ai kapërceu këto vështirësi është ajo që e bën punën e tij të dallueshme nga të tjerët.
Është një njeri human që bën çdo gjë që mundet të arrijë qëllimin e një komuniteti të shëndoshë.
Një optimist i palëkundur i cili beson në një të ardhme të ndritshme dhe në mundesitë tona që të ndërtojmë atë së bashku.

DRITON NIKQI – CEO i TOP INDUSTRIE – MONTAGE GmbH & PLAN – B.V. GmbH

Driton Nikci- Gjermani: është ndërmarrës kosovar me residencë në Koln të Gjermanisë. Ai ka përvojë të madhe biznesi në kompanitë e sigurimeve dhe në ndërtimtari në Gjermani. Aktualisht është CEO i “Top Industrie-montage GmbH” dhe “Plan-B.V. GmbH”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0