Ja cilët janë 5 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH - Business Magazine Albania

Ja cilët janë 5 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH


 

5 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Vendimi u mor nga deputetët e mazhorancës, ndërsa Këshilli nuk mbildhet prej dy muajsh për shkak të mungesës së numrit të anëtarëve të mjaftueshmë për mbledhje.

Anëtarët e miratuar të Këshillit Mbikëqyrës janë :

Ridvan Bode, ish ministër i Financave

Luljeta Minxhozi, ekonomiste, me përvojë të gjatë në fushën akademike

Artan Hoxha, akademik.

Edlira Luçi, Pedagoge, shefe e departamentit të Financës, Fakulteti Ekonomik, UT.

Suela Popa, ish drejtore e AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural).

Mes gjashtë anëtarëve për votim,  mandati ka skaduar edhe për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës Arben Malaj, i cili pritet të prezantojë platformën e tij në Kuvend.

Këshilli Mbikyqyrës pritet të mblidhet të Hënën  për vlerësimin e radhës dhe një shqyrtim të zhvillimeve ekonomike e financiare gjatë këtij viti.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0