Ja cilat janë mediat që shqiptarët besojnë më shumë - Business Magazine Albania

Ja cilat janë mediat që shqiptarët besojnë më shumë


Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi Besueshmërinë e Mediave në 2017-ën. 21 nga 33 shtete besojnë më shumë te radio, ndërsa 11 të tjera ku bën pjesë dhe Shqipëria besojnë te televizioni.

“Fake News” ishte termi që u bë më së shumti popullor gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe referendumit për anëtarësinë e Britanisë në BE.

Të dyja fushatat politike ishin të prekura nga lajmet e trilluara, të cilat bëheshin virale në rrjetet sociale.

Kompania Facebook u përball me një problem shumë të madh në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rrema. Kjo përfshinte publikimin e këshillave se si të dalloje një lajm të rremë, krijuan një mjet për identifikimin e trillimeve dhe punësuan agjencitë që do të kontrollonin faktet, në mënyrë që të ndalonin lajmet e rrema përpara se të përhapeshin ngado.

Megjithatë, duket se dëmi i madh tashmë është bërë, për sa kohë mbetet shqetësim i Europës.

Deri më tani media sociale është më pak e besuara në të gjithë kontinentin, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Europian.

Vetëm 36% e qytetarëve të Bashkimit Europian i besojnë mediave sociale dhe vetëm 21% e tyre i besojnë rrjeteve sociale.

Në secilin prej 33 vendeve të BE-së të anketuara nga Komisioni Europian, numri i atyre që nuk besonin në mediat sociale i tejkalonte ata që e bënin.

Vendet që besonin më pak në lajmet e përhapura në mediat sociale ishin Franca dhe Suedia, sipas analizës së të dhënave të Bashkimit Europian të transmetimit në raportin e 2017-ës për Besueshmërinë në Media.

Analiza tregon se besimi tek interneti në përgjithësi është dobësuar.

Po rikthehet besimi te tradicionalja

Ndoshta fakti më surprizës, rënia e besimit në mediat sociale dhe tek interneti nuk është reflektuar edhe te llojet e tjera të medias.

Media tradicionale, radio, TV dhe shtypi i shkruar, ishin më të besuara nga qytetarët europianë krahasuar me më parë.

Indeksi i besimit nga EBU, i cili llogarit diferencën midis përqindjes së të intervistuarve të anketës që nuk i besojnë formave të ndryshme të mediave, zbuluan se indeksi i besimit për  radion u rrit nga nga  19 në vitin 2015 në 25 në 2016.

TV në mënyrë të ngjashme pati një rritje, duke arritur  një rezultat të besimit neto prej 1 deri në 4, ndërkohë që niveli i ndjenjave negative ndaj shtypi të shkruar të Europës u dobësua me -7 në vitin 2015 në -2 vitin e kaluar.

Radioja është forma më e besueshme e medias në Europë, ku 59% e njerëzve në të gjithë kontinentin e besojnë atë në vitin 2016. TV ishte forma e vetme e mediave që do të shihej si më e besueshme (50%) sesa si e pasigurt (48% Në të gjithë kontinentin si tërësi).

Ndryshimet rajonale

Megjithëse radioja ishte forma më e besueshme e mediave në Europë në vitin 2016, ka pasur ndryshime të mëdha të preferencave të njerëzve se ku t’i marrin lajmet e tyre, në varësi se ku jetojnë në kontinent.

Kryesisht qytetarët e Europës Juglindore, së bashku me ata të Britanisë së Madhe, tregojnë pak besim në shtypin e shkruar, ndërsa qytetarët e Europës Perëndimore tregojnë më së paku besim në rrjetet sociale.

Besimi në radio dhe TV është më i lartë në vendet nordike.

Në Finlandë, për shembull, 82% e njerëzve kanë tendencë të besojnë në radio dhe 78% besojnë në TV.

Në mënyrë të ngjashme, Suedia – e dyta vetëm për Francën në nivelin e mosbesimit të treguar ndaj mediave sociale – ishte e dyta vetëm në Finlandë në nivelin e besimit që tregonte për radio (82%) dhe TV (72%).

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0