Ja cilat janë kompanitë që kanë përfituar fonde për kreativitetin dhe konkurrueshmërinë - Business Magazine Albania

Ja cilat janë kompanitë që kanë përfituar fonde për kreativitetin dhe konkurrueshmërinë


Agjencia për Zhvillimin e Investimeve shpalli emrat fitues të sipërmarrjeve që do të përfitojnë nga fondi i Konkurrueshmërisë dhe Kreativitetit ( Artizanatit). Për secilin fond janë shpallur nga tre fitues.

Kështu për Fondin e Konkurrueshmërisë, i cili u jep ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë ndërmarjeve mikro, të vogla dhe të mesme, pati gjithësej 5 kompani aplikuese, por vetëm tre prej tyre fituan. Dy kompani ishin nga Tirana dhe një nga Shkodra, pjesë e sektorit të prodhimit. Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt nga ky fond është 1,400,000 lekë.

Për periudhën 2016 – 2018, qeveria do të vërë në dispozicion në total 84 milionë lekë. Për secilin vit, shuma në dispozicion është 28 milionë lekë.

Qëllimi i fondit është të ndihmojë kompanitë shqiptare të depërtojnë me produktet e tyre në tregje të huaja, duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitete që do të ndihmojnë në zbatimin e planit të tyre për eksport. Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 1.4 milionë lekë dhe agjencia mbulon deri në 70%.

Rreth 50% e kësaj shume disbursohet në fillim dhe pjesa tjetër në fund. Mbulon një sërë aspektesh, duke filluar nga certifikimi ISO, konsulencën, materialet promovuese, pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, trajnime të stafit dhe shërbime të tjera. Bizneset duhet të jenë për të paktën 2 vjet aktive dhe duhet të kenë bilanc pozitiv. Për periudhën 2014 – 2015 fondi në dispozicion i vënë nga qeveria u disbursua në masën 100%.

konkurrueshmeri

Ndërsa, për Fondin e Kreativitetit ose siç njihet ndryshe i Artizanatit, AIDA bën të ditur se të tre kompanitë që aplikuan u shpallën fituese. Ato ishin nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra dhe operojnë në aktivitete të tilla si përpunimi metalit dhe qëndisje me dorë. Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt nga ky fond është 500,000 lekë.

kreativitet

Në periudhën janar – tetor 2016 nga Fondet e AIDA-s janë asistuar mbi 152 kompani nga ku kanë përfituar 63  prej tyre, që iu përkasin sektoreve të ndryshem si: agro-përpunimi, plastika, druri ICT dhe fason tekstil, artizanat, turizëm në drejtim të promovimit të produkteve : “Made in Albania”.

 

/burimi: aida.gov.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0