Një ndër ta është Shqipëria. Jetojmë në një vend i cili karakterizohet nga kushte klimatike të favorshme për pushimet e verës e për ato të dimrit. Çdo ditë e më shumë shqiptarët po prenotojnë udhëtime brenda vendit. E për këto festa fokusi është veriu i vendit dhe zona e Korçës. Kjo për shkak të pamjes së adhurueshme që të ofrojnë këto zona në këto ditë festash.
Destinacionet me borë janë ata që kanë fluksin e rezervimeve. Kjo për shkak se ka pista skiimi dhe për shkak të ushqimit tradicional që shërbejnë bujtinat e zonave. Një karakteristikë tjetër tërheqëse është ngrohja natyrale me dru edhe oxhaket, si dhe mikpritja e ngohtë e tyre kryesisht guesthous-et.
Lexo: Stambolli, destinacioni i preferuar i shqiptarëve për festat e fundvitit
“Çmimet relativisht janë të kënaqshme dhe për këtë arsye edhe numri i prenotimeve ka ardhë në rritje”, shprehen përfaqësuesit Guida Outdoors Albania.
Për BusinesMag.al Eltoni na tregon zonat që kanë fluksin më të madh të turistëve. Ja cilat janë disa prej tyre: Korçë, Dardhë,Voskopojë, Lugina e Valbonës, Bajram Curri, Prizreni, Dardha, Pukë, Prevallë, Brezovicë, Prizren, Bogë, Rugovë, Strugë, Ohër, Mavrovë, Kodrat e Diellit, Tetovë.
Ndërsa përsa i përket bujtinave, numri i rezervimeve është relativisht i lartë, përjashtuar bujtinat që janë në zona të thella, të cilat e kanë mbyllur aktivitetin e tyre këtë sezon për shkak të kushteve të vështira klimatike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto