Ja cilat janë 10 arsyet që ju detyrojnë të lini punën

Ja cilat janë 10 arsyet që ju detyrojnë të lini punën


A po mendoni të hiqni dorë nga puna juaj, por nuk jeni të sigurt që po e bëni atë për arsyen e duhur? Apo jeni të pavendosur nëse duhet të qëndroni me punëdhënësin tuaj aktual për momentin? Para se të hiqni dorë nga një punë, duhet të jeni shumë të sigurt që doni të jepni dorëheqjen. 

Të urresh punën mund të mos jetë një arsye mjaft e mirë për t’a lënë atë, nëse nuk keni një punë tjetër. Mund të ketë edhe arsye të tjera për të cilat duhet të mbani punën tuaj ose të prisni një kohë më të mirë për të ofruar dorëheqjen tuaj.  Ndonjëherë, edhe nëse mjedisi i punës është i vështirë, mund të jetë strategjike të jepni një arsye tjetër për të lënë punën. 10 arsyet që ju detyrojnë të hiqni dorë nga puna juaj

Ju keni gjetur një punë të re
Natyrisht, arsyeja më e mirë për të lënë punën është që ju të keni gjetur një të re. Sidoqoftë, para se të braktisni punën tuaj , sigurohuni që të keni mbuluar të gjitha bazat, duke përfshirë një ofertë pune të konfirmuar dhe një kompjuter apo zyrë.

Ju e urreni punën tuaj
Mos e lini punën menjëherë edhe nëse e urreni atë. Është më mirë të planifikoni strategjikisht largimin tuaj në mënyrë që të largoheni nga puna aktuale dhe të keni mundësi të gjeni një pozicion tjetër të përshatshëm.

Përkeqësimet shëndetësore
Përkeqësimet shëndetësore tuajat apo të një njeriu të afërt të familjes, janë një arsye e drejtë për të lënë punën. Nëse është një arsye e ligjshme për t’u larguar (d.m.th. ju ose dikush në familjen tuaj është i sëmurë), sigurohuni që të keni vazhduar mbulimin e sigurimit shëndetësor pas largimit. Gjithashtu kini kujdes, pasi mund të keni të drejtë për pushime familjare dhe mjekësore në rast se sëmureni ju ose një person i afrët.

Mjedisi i vështirë i punës
Bashkëpunëtorët, shefat dhe një mjedis negativ zyre mund t’a bëjnë të vështirë punën tuaj. Në fakt, ata mund ta bëjnë vendin tuaj të punës diku ku thjesht nuk dëshironi të jeni. Pasi të keni provuar çdo mundësi, mund t’ju duhet të merrni një vendim për t’u larguar.

Programet dhe orët
Tani që po punoni ndoshta koha nuk ju premton të kujdeseni ashtu siç do të donit për fëmijën tuaj. Në raste të tila lind nevoja ose të sakrifikosh e të vazhdosh punën ose të largohesh e t’i përkushtohesh gjërave personale. Lënia e një pune për shkak të çështjeve të planifikimit është një arsye e ligjshme dhe e justifikueshme.

Kthimi në shkollë
Të kthehesh në shkollë, qoftë me orar të pjesshëm ose me kohë të plotë, mund të kërkojë një ndryshim pune. Duke pasur parasysh orarin tuaj të shkollës dhe kërkesat e punës suaj, punësimi juaj aktual mund të mos jetë më i përshtatshëm.

Ndryshimi i karrierës
Më shumë se disa njerëz kanë braktisur një punë profesionale sepse mendonin sikur duhet t’a kishin bërë të njëjtën gjë kohë më parë, donin të bënin diçka ndryshe, ose nuk donin të merreshin me stresin. Pavarësisht nëse dëshironi të ngjiteni lart në shkallët e karrierës, një vendim për të ndryshuar karrierën(duke kërkuar më shumë) është dicka pozitive për ju personalisht.

Lexo: 5 këshilla për punën dhe karrierën nga novelistja e mirënjohur Toni Morrison

Zhvendosja
Kur lëvizni, natyrisht, duhet të hiqni dorë nga puna, përveç nëse ekzistojnë mundësi për t’u zhvendosur me kompaninë ose për të punuar nga distanca. Nëse jeni të interesuar të mbani punën tuaj kur lëvizni, kontrolloni nëse shihni zhvendosjen si një mundësi apo mund të bini dakord të punoni nga shtëpia. Gjithmonë mund t’a pyesni shefin tuaj nëse telekomunikimi është një opsion .

Ju keni një pozicion të përhershëm
Nëse ju kërkoni më shumë nga vetja por po qëndroni prej vitesh një një pozicion, atëherë kjo është një arsye për të lëvizur. Fakti që ju kërkoni më shumë nga vetja është shenjë pozitive. Askush nuk do të mërzitet nëse do t’a lini punën për këtë shkak.

Konsultohuni me mentorin tuaj
Mentori juaj do t’ju japë këshillat e duhura, por ajo që ai me siguri do j’ua thotë është “Dëgjoni zemrën tuaj”.

The balance careers

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0