Ja cila është rruga drejt një karriere të shkëlqyer pas diplomimit

Ja cila është rruga drejt një karriere të shkëlqyer pas diplomimit


Nga Rafaela Arapi, Data Quality Analyst

Në një kohë kur papunësia e të rinjve është e lartë, konkurrenca për të gjetur një punë me një pagë të mirë është rritur. Një diplomë universitare nuk është më e mjaftueshme. Punëdhënësit e sotëm kërkojnë studentë që kanë një diversitet eksperiencash jashtë studimeve të tyre, të rregullta akademike.

Sipas një artikulli të publikuar nga The Atlantic, eksperiencat jashtë studimeve akademike: Internshipe, punë, vullnetarizmi, dhe aktivitetet jashtëkurrikulare qëndrojnë në krye të listës së kërkesave gjatë punësimit të një të sapodiplomuari. Si rrjedhojë, është më e rëndësishme të kërkoni për mundësitë e ndryshme në dispozicion, gjatë edukimit tuaj në universitet.

Lexo: Agro Challenge, mundësia e të rinjve në fushën e agrobiznesit

Konsideroni Anën, të cilës i është ofruar një pozicion pune me kohë të plotë te McKinsey & Company para se të diplomohej, për shkak të eksperiencës diverse jashtëkurrikulare që ajo ka patur gjatë studimeve të saj bachelor. Ose Viola, e cila është përfshirë në Internshipe dhe si vullnetare, në projekte të ndryshme gjatë studimeve, dhe i është ofruar një vend pune nga Apple.

Këto janë vetëm dy nga shumë histori suksesi të individëve, që kanë nisur të ndërtojnë karrierën e tyre që në ditën e pare të studimeve universitare. Por, cili është sekreti i Anës, Violës, apo studentëve të tjerë, që mund të zgjedhin karrierën e tyre, ndryshe nga mijëra studentë të tjerë që janë pjesë e të ashtuquajturve “brezi i të papunëve”? A kishin ata prejardhje të privilegjuar dhe familjet e tyre iu ofruan të gjitha llojet e mundësive?

Jo. Sekreti i tyre është HeySuccess.com, sekreti i përdorur nga të rinjtë më të suksesshëm sot. HeySuccess është zgjedhja e studentëve dhe të sapodiplomuarve sepse ofron tre përbërës kryesorë për zhvillimin dhe suksesin e tyre në karrierë:

  1. Dhjetëra mijëra mundësi në mbi 180 vende, përfshirë praktikat, bursat, konferencat e studentëve dhe kompeticione,
  2. Burime të dobishme, këshilla për aplikime dhe webinare të prodhuara nga ekspertë të HR dhe të diplomuar të tjerë të suksesshëm,
  3. Një rrjet i të rinjve dhe rekrutuesve më të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota.

HeySuccess beson se një arsim universitar është shumë i rëndësishëm, por nuk është mjaftueshëm në botën e sotme shumë konkurruese dhe të globalizuar. HeySuccess ofron një avantazh mbi diplomën universitare, që i bën të diplomuarit më të aftë dhe të përgatitur në tregun global.

Në 12 muajt e fundit, HeySuccess ka lidhur më shumë se 30,000 studentë me mundësitë e ofruara nga Coca Cola, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Singapori Airlines, Apple, H&M dhe 6.000 ndërmarrje të tjera, universitete, organizata qeveritare dhe jo-fitimprurëse.

Lexo: “AIESEC”, organizata globale që ofron mundësi për të rinjtë

HeySuccess po zgjerohet në Shqipëri, në mënyrë që t’i sjellë këto mijëra mundësi për studentët vendas.

Artikulli u shkrua nga një përfaqësuese e Kampusit HeySuccess në Tiranë, Rafaela Arapi, që gjithashtu ofron një kod zbritje prej 10% për të kaluar Premium në HeySuccess: RAFAELA. HeySuccess Premium lejon qasje të pakufizuar në të gjitha mundësitë, burimet dhe veçoritë e faqes. Më shumë informacione mund të gjenden KËTU.

Ne mezi presim që t’ju urojmë mirëseardhjen në Klubin e HeySuccess!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0