Agro Challenge mundësia e të rinjve në fushën e agrobiznesit

Agro Challenge, mundësia e të rinjve në fushën e agrobiznesit


Një sfidë startup-esh po zhvillohet në vend, kryesisht në 4 qytete: Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Kompeticioni Agro Challenge ka kaluar në fazën e përzgjedhjes. Në Tiranë u përzgjodhën 5 ide të prezantuara nga studentë, startup dhe biznese të regjistruara. Këto ide janë në fushën e turizmit, inovacionit dhe shërbimeve. 

Qëllimi i Agro Challenge është të nxisë shpirtin sipërmarrës të të rinjve në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar. Agro Challenge është një projekt nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-it dhe i zhvilluar nga Adriapol Institut.

Lexo: Si të mos e “vrisni” biznesin tuaj? Disa këshilla nga Makwana dhe Morrow në seminarin “The Start up Business & Access to Finance”

Kriteret për bizneset e regjistruara janë: të kenë 5 vite të regjistruar në treg dhe të operojnë në 4 qytetet në Shqipëri, ku do të zhvillohet konkursi. Do zgjidhet një fitues nga 4 qytetet. Ata do të marrin pjesë në një bootcamp që do të zhvillohet në Tiranë. Sipas organizatorëve, më pas, do të ketë 1 konkurs kombëtar nga ku do të dalë një fitues, qw do të marrë pjesë në Agripreneurs Summit, Greqi në tetor 2020.

Në një intervistë të zhvilluar me Blerta Hoxhën organizatore e eventit, ajo theksoi se, “ka interes nga të rinjtë, të fokusuar në fushën e agrobiznesit. Pavarësisht se disa janë në fazën e parë të shfaqjes së interesit”.

Lexo: Sipërmarrësit e huaj, investime në teknologji për agrobiznesin

Juria është e organizuar në nivel kombëtar dhe përbëhet nga sipërmarrës. Qëllimi i jurisë është të selektojë idetë më të mira në fushën e agrobiznesit. Ka ide, të cilat bëjnë ndërthurjen e agrobiznesit me teknologjinë. Këto ide priten që të spikasin më shumë përpara jurisë”, sipas Blerina Hoxhës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0