Ja cila është marrëdhënia midis parave dhe lumturisë - Business Magazine Albania

Ja cila është marrëdhënia midis parave dhe lumturisë


A mund ta blejnë paratë, lumturinë?

Kjo është një pyetje që ka përgjigje të ndryshme, e cila varet nga personi që ju pyesni.

Tabela e sotme i afrohet kësaj pyetjeje themelore nga një perspektivë e bazuar në të dhëna dhe siguron një zgjidhje potenciale: paraja blen lumturinë, por vetëm në një masë të kufizuar.

Paraja dhe lumturia

Së pari, le të bëjmë një ushtrim të shkurtër.

Le të themi se keni dy persona: një prej tyre quhet Beff Jezos dhe ai është një miliarder dhe personi tjetër quhet Jill Smith dhe ka një pasuri mbi mesataren. Kush mendoni se do të ishte më i lumtur nëse pasuria e tyre do të dyfishohej menjëherë?

Beff mund të jetë i lumtur që ka më shumë para në bankë, por materialisht jeta e tij nuk ka gjasa të ndryshojë shumë – pasi mbi të gjitha, ai është një miliarder. Nga ana tjetër, Jill gjithashtu ka shumë para në bankë dhe ka të ngjarë t’i përdorë ato burime shtesë për të ofruar mundësi më të mira për familjen e saj, për të dalë nga borxhi ose për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.

Këto burime përkthehen në ndryshime reale për Jill, duke rritur potencialisht nivelin e kënaqësisë në jetën e saj.

Ashtu si ky shembull hipotetik, të dhënat tregojnë një histori të ngjashme kur shohim vende të ndryshme.

Qasja e bazuar në të dhëna

Tabela e sotme sheh marrëdhënien mes GDP-së për frymë (PPP) dhe vetë niveleve të raportuara të lumturisë të çdo vendi. Burimet për të dhënat janë Banka Botërore dhe Raporti Botëror i Lumturisë 2017.

Sipas numrave, marrëdhënia midis parave dhe lumturisë në fillim është e fortë për vendet. Pastaj më vonë, kur plotësohen elementet materiale të hierarkisë së Maslow-t, marrëdhënia bëhet më e vështirë për t’u parashikuar.

Në përgjithësi, kjo do të thotë se kur pasuria e një vendi rritet nga 10k $ në 20k $ për person, ka më shumë gjasa të rritet dhe shkalla e lumturisë. Për një dyfish nga 30k $ në 60k $, marrëdhënia mbahet ende, por tenton të ketë më shumë mospërputhje. Ky ndryshim është pikërisht ai që i bën gjërat më interesante.

Rajonet e ndryshme

Në Amerikën Latine, njerëzit vetë-raportojnë se ata janë më të kënaqur sesa ‘trend line’ në figurën e mëposhtme midis parave dhe lumturisë do të parashikonte.

Costa Rica qëndron në veçanti këtu, me një GDP për banor prej $ 15,400 dhe një vlerësim prej 7,14 në Ladder Cantril (që është një matës lumturie). Nuk e dimë nëse është bregu i brishtë i vendit apo kultura lokale që e bën këtë, por Kosta Rika ka vlerësime më të larta për lumturinë se SHBA, Belgjikë apo Gjermani – të gjitha këto vende me nivel shumë më të lartë pasurie.

Në Lindjen e Mesme, situata kryesisht ndryshon. Vende si Arabia Saudite, Katari, Irani, Iraku, Jemeni, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gjitha në anën tjetër të vijës.

Brenda rajoneve

Brenda rajoneve, ka edhe më shumë ndryshim.

Ne sapo përmendëm Lindjen e Mesme si një vend ku lumturia duket se është më e ulët se vendet e tjera të botës.

Interesante është që në Katar, që është aktualisht vendi më i pasur në botë (127k $/banor), gjërat nuk janë keq. Katari shënon vetëm 6.37 në shkallën Cantril, duke e bërë atë një përjashtim të madh në kontekstin e Lindjes së Mesme.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe Omani janë më të varfër se Katari, por ato janë vende më të lumtura. Omani është me normën 6,85 në shkallën e kënaqësisë, me më pak se një të tretën e pasurisë për banor se Katari.

Ekzistojnë gjithashtu edhe vende të tjera juridike në listë si: Tailanda, Uzbekistani dhe Pakistani, të cilat janë shumë më të lumtura sesa do të projektonte ‘trend line’ (ose vendndodhja e tyre rajonale). Ndërkohë, vende si Hong Kongu, Irlanda, Singapori dhe Luksemburgu janë më pak të lumtura sesa do të parashikonte pasuria e tyre.

burimi: VisualCapitalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0