Ja çfarë shkruan prestigjozja britanike “The Telegraph” për vendin tonë - Business Magazine Albania

Ja çfarë shkruan prestigjozja britanike “The Telegraph” për vendin tonë


Është sërish radha e prestigjiozes britanike “The Telegraph” që të shkruajë për Shqipërinë dhe këtë herë për Rivierën. Në shkrimin e tij gazetari britanik Norman Miller i fton lexuesit që ta zbulojnë vetë. “Mirë se erdhët në Rivierën shqiptare” shkruan ai.

“Ndërsa pushuesit enden sa andej këndej në vendet e qytetërimit të Homerit, nuk e dinë se ka një vend që ka 50 milje bregdet dhe që ende nuk është futur tërësisht në rrezen e radarit. Kjo është Shqipëria e cila dikur është drejtuar nga një monark si Mbreti Zog dhe më pas për 50 vjet nga diktatura komuniste. Ende Shqipëria ka rrënoja të qytetërimeve të vjetra greke dhe romake, qytete të rëndësishme të asaj kohe siç është Apollonia dhe Butrinti.

Rrënojat e lashta janë plotësuese të mrekullueshme të mjaft qyteteve bregdetare si Vlora, apo Saranda e cila njihet ndryshe edhe si “Meka” e ushqimit të detit.
Butrinti rrethohet nga një lagune ndërsa përballë ka Korfuzin. Rreth e rrotull do të gjeni kodra të pyllëzuara, ullishte të mrekullueshme dhe fshtra ku akomodimi është me çmime të arsyeshme. Aty do të gjeni prodhime deti të freskëta, gatime të shijshme me bazë mishi të freskët dhe sallata. Zona njihet edhe për prodhimin e verës. Rreth 2,00 vjet më parë shkrimtari romak Plini shkruane për verën e kuqe “Kallmet” bardhë “Debine”.

Plazhet që Telegraph propozon janë ato të Dhërmiut, Ksamilit, Bunecit dhe Borshit.

Po kështu rekomandon që të vizitohet edhe laguna e Karavastasë dhe parku kombëtar i Llogarasë.

/monitor.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0