Ja çfarë ndodh kur kalon një ditë si Elon Musk - Business Magazine Albania

Ja çfarë ndodh kur kalon një ditë si Elon Musk


Çfarë ndodh kur përpiqesh të zhvillosh ditën tënde si Elon Musk, por nuk je as CEO apo një miliarder? Unë vendosa ta zbuloj duke ndryshuar orarin tim të Martën, më 17 Prill. Jam diplomuar dy herë për teatër në kolegj, kështu që po planifikoja ta ndërmerrja këtë sfidë përmes një metode që mund të funksiononte – por duke qenë se Musk ka fjetur në dyshemenë e fabrikës së Tesla dhe ka lënë pas dore dushet, unë vendosa ta kurseja këtë gjë.

Musk thuhet se fle rreth gjashtë orë, zgjohet rreth orës 7 dhe zakonisht nuk ha mëngjes. Ne ndajmë të njëjtën kohë zgjimi, por për shkak të pamundësisë sime për të lënë pa parë shfaqjen televizive satirike UnREAL një natë më parë, marr një gjysmë ore shtesë. Lënia e mëngjesit nuk ishte aq e vështirë, por nuk mund të mos mendoja për makaronat që do të haja për drekë. Dhe ashtu si Musk, nuk marr asnjë telefonatë gjatë gjithë ditës për të maksimizuar produktivitetin.

Ndoshta dallimi më i madh i rutinës së Musk? Sistemi i tij që raporton çdo 5 minuta. Në punë, fillova me segmentimin e ditës sime, por duhet t’i planifikojë gjërat ndryshe disa herë, pasi përgjegjësi të reja vinin çdo ditë. Blloqet prej pesë minutësh më kishin bërë mjaft produktiv për detyra të vogla që kanë tendencë të zgjasin më shumë se sa duhet (kontrollimi i email-it, brainstorming i ideve për artikujt, botimi i një historie online). Por dukeshin të pakuptimta kur më duhej të bllokoja shumë pesë minutsha për detyra më të mëdha (shkrimi, planifikimi për një telefonatë të ardhshme). Dhe kur ekzistonte rreziku se diçka po kalonte dhe po ndikonte në pjesën tjetër të orarit tim, niveli im i stresit rritej.

  • 8:50: Shkoj në punë, hap laptopin
  • 8:55: Brainstorm idetë e artikujve
  • 9:15: Mbledhje
  • 9:40: Kontrolloj email-in
  • 9:50: Zgjedh artikullin e parë
  • 10:00: Diskutojmë atikullin me Stephen
  • 10:30: Bëjmë diskutim me Andrean për të bërë përzgjedhjen finale
  • 10:35: Marr ujë për të pirë
  • 10:45: Finalozoj artikullin së bashku me Stephen
  • 10:50: Lexoj artikuj në NYT
  • 11:00: Kontrolloj email-in
  • 11:10: I çoj email autorëve më të mirë për të zhvilluar intervistë

Truku pesë minutësh i Musk më mësoi diçka të re në lidhje me produktivitetin: Më bëri të kuptoj se sa shpesh ndaloja çdo gjë që bëja për të lexuar ose për t’iu përgjigjur një email të ri. Blloqet prej pesë minutash më mbajnë në rrugë të mbarë dhe bëj më shpejt më shumë punë, sepse mesazhet e reja nuk po ndërpresin rrjedhën e punës.

Sa i përket orarit të Musk duket se diçka mungon. Balanca jetë-punë. Ai e ha drekën e tij në jo më shumë se pesë minuta. Për shkak të sasisë së madhe të makaronave të lartpërmendura, mua dreka më merr 10 minuta. Për të mbajtur sa më shumë që të jetë e mundur orarin e tij, shpenzoj pesë minuta për t’u shoqëruar me kolegët e mi gjithashtu.

Eshtë e panevojshme të them, nuk isha një fans i madh i pushimit të Musk. T’i japësh mendjes pak pushim mund të jetë jetike për shëndetin mendor dhe për fokusin. Në fakt, një hulumtim i pulikuar në vitin 2017 thotë se planifikimi i qëllimshëm i pushimeve për të lejuar që mendja juaj të qetësohet mund të sjellë përfitime në zgjidhjen e problemeve. Plus, kush nuk e do drekën?

Duke folur për balancën punë-jetë: Musk thuhet se punon rreth 85 – 100 orë në javë, por derisa të kaloj vlerën 19.5 miliardë dollarë, do ta kaloj këtë normë.

Hayden Field / Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0