Ja çfarë na shpërqëndron në punë

Ja çfarë na shpërqëndron në punë


Çdo ditë pune e re, vjen me gjëra të reja, me më shumë përgjegjësi. Projektet, të cilat duhen mbaruar, për disa arsye zvarriten. Sa na shpërqëndrojnë mediat sociale, ose më saktë sa ndikojnë ato në shpërqëndrimin tonë? A janë në ndihmën tonë apo thjesht janë një zhurmues që na humbet kohën?

Është thuajse e pamundur që gjatë tetë orëve punë të jeni të përqëndruar çdo minutë tek puna. Mirëpo shpërqëndrimi ndikon direkt në produktivitetin tuaj. Shpesh herë kemi disa arsye apo shkaktarë, të cilët na shpërqëndrojnë dhe ndikojnë në produktivitetin tonë si psh: ambienti toksik i punës, mediat sociale, pushimet e shkurta mes orëve, ngarkesa me punë dhe projekte të shumta njëkohësisht, si dhe zhurmat në ambientet e punës. Le t’i shtjellojmë më poshtë këta faktorë:

Ambienti toksik

Ambienti i punës ndikon në produktivitetin tonë. Por, ambienti i punës jo gjithmonë është pozitiv, ai shpesh mund të jetë edhe toksik. Ky lloj ambienti do të ndikojë direkt tek produktiviteti juaj dhe do ta bëjë të mërzitshëm vendin e punës.

Pushimet e shkurtra

Shpesh herë, si pasojë e lodhjes duhet të pini një kafe të shkurtër apo të komunikoni me një koleg për punë apo edhe për diçka tuajën personale. Edhe pse ju mund të jeni më të përqëndruar pas një veprimi të tillë, nuk duhet të harroni edhe faktin se pjesa më e madhe e punonjësve që janë pjesë e këtij grupi humbasin mbi 24 minuta në ditë në këtë proces, kohë të cilën mund ta kishin shfytëzuar për të përfunduar një projekt të caktuar.

Ngarkesa me punë

Nëse besoni se të merreni me shumë projekte në të njejtën kohë, do të ndikojë në rritjen e produktivitetit tuaj, atëherë gaboheni. Të kalosh nga një projekt në një tjetër kërkon zhvendosjen e përqëndrimit, proces ky që ju merr kohë, të cilën mund ta kishit shfrytëzuar për të përfunduar vetëm një projekt të caktuar. Prandaj, të merresh me shumë projekte në të njëjtën kohë konsiderohet si një prej shpërqëndrimeve më të mëdha dhe që ndikon negativisht në uljen e produktivitetit.

Lexo: Gabimet që ju çojnë drejt dështimit

Mediat sociale

Mediat sociale janë një shpërqëndrues shumë i madh. Koha kur duhet të jeni produktivë shndërrohet në një kohë të shpenzuar kot. Sa më i kufizuar të jetë minutazhi i lundrimit në mediat sociale aq më produktivë do të jeni.

Zhurmat në ambientet e punës

Kolegët zhurmues janë një prej gjërave më të vështira për t’u ndryshuar pasi mënyra se si ne sillemi është krejt personale. Gjithsesi, ju duhet të mësoni se si të silleni me ta për të mirën tuaj, në mënyrë të tillë që ky ambient pune të mos ndikojë në uljen e produktivitetit tuaj.

Zvarritja e projekteve

Zvarritja e projektve ndikon negativisht në dorëzimin e projekteve të caktuara në kohën e duhur, rrjedhimisht duke ndikuar kështu edhe në uljen e produktivitetit tuaj. Duhet t’i kushtoni kohën e duhur një projekti dhe të mos e zvarrisni atë. Kjo është një fitore për ju dhe kompaninë në të cilën punoni.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0