Njeriu më i pasur në botë ka vendosur ta shpërndajë dashurinë.
Këtë të enjte, Bezos ka postuar në Twitter-in e tij një deklaratë ku flet për organizatën e bamirësisë: Fondi Dita e Parë e Bezos.
Shumë kanë pyetur se çfarë bën me aq shumë para, ndërkohë që pasuria e tij vetëm shtohet.
Bezos do të investojë fillimisht 2 miliardë dollarë nga 150 miliardë që ai zotëron, në qendrat e bamirësisë për njerëzit e pastrehë dhe në qendra edukimi për zhvillimin e fëmijërisë së hershme përmes Fund.
Pavarësisht se filantropia është një mënyrë për të justifikuar të ardhurat kriminale, rasti i Bezos është ndryshe në kapitalizëm sepse ai nuk ishte rritur në të njëjtën mënyrë si disa nga miliarderët e tjerë.
Por, kjo nuk është hera e parë që Bezo dhuron. Ai ka shpenzuar miliona për edukimin, artin, kërkime mjekësore dhe ka kontribuar me 33 milionë dollarë për emigrantët e papunë.
Lexoni: Jeff Bezos do të dhurojë 33 milionë dollarë për emigrantët pa dokumenta
Megjithatë, Fondi i Ditës së parë të Bezos duket premtues. Bezos po ua jep paratë e tij drejtpërdrejt drejtuesve të komunitetit, ekspertëve të varfër në terren, të cilët kanë nevojë më së shumti dhe mund të kenë më shumë ndikim. Qasja në arsim cilësor në fëmijërinë e hershme është një mënyrë e provuar për të mundësuar suksesin e fëmijëve në të ardhmen. Pra, Bezos po i vë paratë e tij për një qëllim të mirë dhe shumë të nevojshëm.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.