Ja çfarë gabimi bëri sot Facebook - Business Magazine Albania

Ja çfarë gabimi bëri sot Facebook


Për të festuar Ditën e Pavarësisë në Filipine këtë vit, Facebook ka krijuar një flamur për përdoruesit që t’a shpërndajnë në të gjithë rrjetin social. Për fat të keq, ajo gjithashtu sugjeroi se vendi është në luftë.

Siç raporton Philippine Star, pamja grafike festive e Facebook shfaqi një imazh të flamurit Filipine me një skemë ngjyrash- të kuqe në krye, dhe blu në pjesën e poshtme. Sipas ligjit të Filipineve, flamuri duhet të shfaqet vetëm në këtë konfigurim gjatë kohës së luftës, në kohë paqeje, duhet të ishte me ngjyrë blu në krye dhe të kuqe në fund. Përdoruesit e rrjetit social Facebook e vunë re shpejt se kishin të bënin me një gabim në mediat sociale,

Facebook së shpejti pranoi gabimin, dhe publikoi një ndjesë. “Kjo ishte e paqëllimshme, dhe na vjen keq,” tha kompania në një deklaratë për në Filipine Star. “Ne kujdesemi shumë për komunitetin në Filipine dhe, në një përpjekje për të lidhur njerëzit në Ditën e Pavarësisë, kemi bërë një gabim.”

/TechSot.Al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0