Ja çfarë duhet të bëni për të rritur shpejtësinë e internetit - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni për të rritur shpejtësinë e internetit


Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të humbur pa internet.

Problemet me internetin e ngadalshëm mund të jenë me të vërtetë nervozuese, kjo pasi sot interneti përdoret jo vetëm për komunikim por edhe për biznes.

Sot ka një numër pajisjesh që varen në Wi-Fi, si celularët, tabletët dhe laptopët. Ristartimi i ruterit nuk ju ndihmon për ta rritur shpejtësinë, por ekzistojnë disa mënyra që përmirësojnë shpejtësinë tuaj të internetit për të paktën tri herë më shumë.

Këto janë ato mënyra:

Mos e mbani ruterin afër objekteve metalike ose elektrike

Frigoriferi ose mikrovala mund të ngadalësojnë shpejtësinë e çdo ruteri duke penguar sinjalin e tij. Nuk duhet ta vendosni ruterin afër ndonjë objekti të tillë. Mënyra më e mirë e vendosjes së tij është pranë laptopit apo kompjuterit tuaj.

Mbajeni ruterin në një pozicion të përshtatshëm

Ruteri juaj i wireless-it duhet të vendoset të paktën 1 metër larg nga toka. Kjo bën që sinjalet të shpërndahen në një zonë më të gjerë dhe ndikon që ata të mos bllokohen nga toka.

Mbajeni ruterin të pastër

Pluhuri është një faktor tjetër që ngadalëson shpejtësinë e internetit. Mënyra më e mirë për të evituar pluhurin është t’a vendosni ruterin në një vend të izoluar, një qosh që nuk vizitohet nga anëtarët e familjes. Pastrojeni atë tri herë në javë pasi kjo do të ndikojë shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit.

Vendoseni ruterin në dhomën ku punoni me internet

Muret absorbojnë energji dhe nëse ruteri juaj është i vendosur në një dhomë larg nga dhoma ku punoni me internet, atëherë shpejtësia e tij do të jetë e vogël. Gjithmonë sigurohuni që ruteri të jetë në të njëjtën dhomë ku punoni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0