Ideja për katër ditë punë në javë ka filluar të joshë edhe Italinë, ndërsa shumë vende kanë filluar ta implementojnë me ligj. Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive, që vendosin vullnetarisht të marrin pjesë në projekt, do të ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë, pa pësuar ulje rroge.
Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i “Autonomy”, një organizatë e pavarur kërkimore.
“Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.
Lexo edhe: Pse kjo kompani e braktisi javën e saj 4-ditore të punës?
Pas suksesit të lëshuar në vende të afërta si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës. Autori i librit “të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë.
Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës – që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri – si në nivel social ashtu edhe në atë ekonomik. Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë. / RaiNews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto