Italia, eksportuesi kryesor i verërave në Bashkimin Europian - Business Magazine Albania

Italia, eksportuesi kryesor i verërave në Bashkimin Europian

Në ditën kur adhuruesit e verës festojnë Ditën e Beaujolais Nouveau (19 Nëntor), të dhënat e EUROSTAT tregojnë se në 2019, prodhimi i shitur i verës  në BE ishte rreth 16 miliardë (mld) litra. Prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Italia, Spanja dhe Franca, të ndjekura nga Portugalia, Gjermania dhe Hungaria.

Eksportuesi kryesor: Italia

Në 2019, Shtetet Anëtare të BE eksportuan 7.1 miliard litra verë. Pothuajse gjysma e kësaj vere u eksportua në vendet jashtë BE (3.1 miliardë litra, ose 43% të eksporteve totale të verës), kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar (0.69 miliardë litra, ose 22% të eksporteve jashtë BE-së) dhe në Shtetet e Bashkuara (0.65 miliardë litra, 21%), të ndjekura nga Rusia (0.28 miliardë litra litra, 9%) dhe Kina (0.25 miliardë litra litra, 8%).

Italia ishte eksportuesi më i mirë i verës, me eksporte jashtë BE prej 1,1 miliard litra në 2019, që përfaqëson 34% të eksporteve të verës të vendeve anëtare të BE-së. Ajo u pasua nga Franca (0.8 miliardë litra, 25%) dhe Spanja (0.7 miliardë litra, 22%).

Importuesi kryesor: Gjermania

Duke parë fluksin e importeve, Shtetet Anëtare të BE-së importuan gjithsej 4.8 miliardë litra verë në 2019. Vetëm 16% e kësaj erdhi nga vendet jo-BE, veçanërisht nga Kili (0.17 miliard litra, 23% e importeve jashtë BE-së) dhe Afrika e Jugut (0.16 miliardë litra, 21%).

Ndër vendet anëtare të BE-së, importuesit më të mëdhenj të verës ishin Gjermania (0,23 miliardë litra, ose 30% e importeve jashtë BE-së të vendeve anëtare të BE-së), Hollanda (0,11 miliardë litra, 15%), Danimarka (0,07 miliardë litra, 9%), Suedia (0,06 miliardë litra, 8%), Belgjika dhe Franca (të dy 0,05 miliardë litra, 7%) dhe Irlanda (gati 0,05 miliardë litra, 6%).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0