Ish-studenti i Harvardit Shannon Lytle tregon për sfidat e tij si emigrant - Business Magazine Albania

Ish-studenti i Harvardit Shannon Lytle tregon për sfidat e tij si emigrant


Të gjithë ju të rinj, që kushtet ekonomike dhe sociale ju pengojnë të kryeni studimet, mos u dorëzoni kurrë. Kujtoni që, sfidat dhe problemet ju bëjnë më të fortë dhe ju përgatisin për jetën.

“Në shkollën e mesme, unë punoja në McDonald’s në mënyrë që të mund të bëja testin SAT. I ushqeja dhe kujdesesha për tre vëllezërit e mi të vegjël, derisa i merrte gjumi dhe rrija zgjuar deri në 4 të mëngjesit për të bërë detyrat e shtëpisë. Kthehesha në shtëpi përmes një lagjeje të rrezikshme të qytetit pas mësimit, sepse nuk mund të blija një makinë. Zgjatesha me kompjuterin tim në dritaren time gjatë natës për të vjedhur wifi nga fqinji dhe për të përfunduar detyrat. Më kanë tallur dhe më kanë thënë, që në këtë pjesë të Ohajos, vetëm fëmijët e mjekëve dhe avokatëve mund të regjistrohen në Universitetin ​​Ivy League. Në kolegj, u shqetësova aq shumë kur u prish laptopi im sepse u deshën 150 orë punë për ta blerë atë. Kam pastruar tualete, kam shitur rroba, vetëm që të mund t’i ndjek ëndrrat e mia dhe të udhëtoja nëpër botë. Gjatë gjithë jetës time, jam lutur për gjithҫka. Jam djali i një punëtori të thjeshtë dhe një emigrant; një student i gjeneratës së parë. Sot u diplomova në Harvard”.

/Shannon Lytle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0