Ish shefja e FMN: kriptovalutat nuk vlejnë asgjë - Business Magazine Albania

Ish shefja e FMN: kriptovalutat nuk vlejnë asgjë

kriptovalutat

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde mendon se kriptovalutat nuk vlejnë asgjë. “Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlen asgjë,” tha Lagarde për kriptot në një intervistë për emisionin holandez “College Tour”. “Bazohet në asgjë,” shton ajo duke theksuar se, “Nuk ka asnjë aset themelor që të veprojë si një spirancë sigurie.”

Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve në nivel global që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët e papërvojë, të cilët vënë baste të mëdha në asetet digjitale. Kriptomonedhat janë zhytur këtë vit, ku bitcoin ka fshirë më shumë se gjysmën e vlerës së tij, që nga nivelet më të larta të nëntorit.

Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të jetë një shpërblim, që nuk i kuptojnë rreziqet, të cilët do t’i humbasin të gjitha dhe që do të jenë tmerrësisht të zhgënjyer. Prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet,” tha Lagarde.

Një anëtar i audiencës së shfaqjes tha se humbi 7,000 euro (7,469 dollarë) pasi bleu token Cardano, cka dhemb, sipas Lagarde.

Lexo: Përgjysmohet çmimi i Bitcoin, presidenti i El Salvadorit vazhdon të blejë

Dyshimi i ish-shefes të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj kriptove nuk është i ri. Ajo ka ngritur më parë shqetësime për ndikimin mjedisor të monedhave digjitale, si dhe përdorimin e tyre të mundshëm në pastrimin e parave dhe evazionin e sanksioneve.

Komentet e saj të fundit mbërrijnë në një kohë të një kontrolli të shtuar të tregut të kriptove, pasi rregullatorët reagojnë ndaj pasojave nga rënia e terraUSD, e ashtuquajtur monedhë e qëndrueshme, që ishte menduar të kishte gjithmonë vlerën 1 dollar.

Disa banka qendrore po punojnë për alternativat e tyre virtuale ndaj parave të gatshme në përgjigje të rritjes së shpejtë të monedhave digjitale, ku BQE është një prej tyre. Një euro digjitale do të ishte “shumë ndryshe” nga kriptovalutat private, tha Lagarde.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0